Presidenti i Palestinës ngushëllime për “13 lulet e Shqipërisë”

Telegrami është dërguar Presidentit të Republikës, Bamir Topi, Kryeministrit, Sali Berisha dhe Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
“Ne emrin tim personal dhe në emër të popullit dhe udhëheqjes palestineze më lejoni që nëpërmjet Shkëlqesisë Tuaj t’i përcjell familjeve të viktimave dhe Shqipërisë e popullit mik shqiptar ngushëllimet më të thella shpirtërore për tragjedinë që çoi në humbjen e 13 luleve nga lulet e Shqipërisë mike. Lusim Allahun e Madhërishëm që t’i mëshirojë Shpirtrat e tyre e t’i preh ato në Paqe e Qetësi. Gjithashtu urojme shërim sa me te shpejte te gjitha të plagosurave nga ky aksident dhe një jetë sa më të lumtur për to!Duke u solidarizuar me dhimbjen tuaj ne shprehim gatishmërinë tonë modeste për të përballuar këtë fatkeqësi me çfarëdo lloj ndihme që e shikoni të arsyeshme”, shkruhet në telegram.
Gjithashtu, ambasadori palestinez në Tiranë, Issam Massalha, bashkë me stafin e Ambasadës dhuruan gjak sot në ndihmë të të plagosurave të aksidentit që ndodhi në Himarë. /Start/
2012-05-23 17:20