E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia i kundërpërgjigjet NATO-s, teston raketën sekrete

Arma e re është dizajnuar të penetrojë mburojën raketore të NATO-s për Evropën, thanë burime të Ministrisë ruse të Mbrojtjes për agjencinë e lajmeve “Interfax”.

Testi vjen pak ditë pasi Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) tha se sistemi i saj i mbrojtjes raketore në Evropë ka arritur aftësi të përkohshme operative.

NATO-ja dhe Rusia, e veçanërisht Uashingtoni dhe Moska kanë mosmarrëveshje të mëdha lidhur me sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë. SHBA-të ngulin këmbë se sistemi është drejtuar kundër Iranit, teksa Moska dyshon se është drejtuar edhe kundër saj./Start/F. P/

                                                                                             2012-05-23 17:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›