Neonazizmi si identitet i ri

Një nga ngjarjet më interesante, në të cilat kam marrë pjesë, ka qenë një protestë e vitit 2007 në qendër të Novi Sadit, në Vojvodinën shumetnike dhe me kultura të ndryshme. Ishte pikërisht aty ku pak metra larg njëra-tjetrës qëndrojnë për vite të tëra Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse, hungarezët, rusët, rumunët, kroatët, boshnjakët, shqiptarët dhe shumë të tjerë që jetojnë aty. Vendësit kanë një kulturë të veçantë dhe janë shumë të hapur dhe mikpritës. Por, kësaj radhe elita e shoqërisë civile dhe e politikanëve liberalë ishin mbledhur në ditën e ditëlindjes së Himlerit, mikut të mirë dhe bashkëpunëtorit të Hitlerit dhe me megafon i thoshin stop fashizmit. Ky tubim nuk kishte qenë i rastësishëm, pasi që së bashku me ta kishin dalë qindra qytetarë duke treguar fotografitë e vitit 1942, kur qyteti kishte kaluar një torturë nga nazizmi i Hitlerit. Kjo protestë nuk ishte thjesht një paradë e rrugës.
Përballë tyre në një moment në rrugën e vogël në mes të dy kishave dolën “kokërruarit”, siç quhen në Serbi ose “skinsi” të kryesuar nga Goran Davidoviq, i njohur ndryshe edhe me nofkën e tij “Fyrer”. Grupi i tij e kishte paralajmëruar një marsh atë ditë, por pa e pohuar tamam se po festonin ditëlindjen e njërit prej udhëheqësve nazistë, ndonëse pak a shumë qëllimet e grupit “Nacinalni stroj” janë të njohura. E kam intervistuar këtë njeri dhe kryesisht idetë e tij kanë qenë për kombin, territorin dhe shtete etnike, por edhe mbrojtja e vetë asaj që quhet serbe.
Disa thonë se Davidoviq është hebre. Por, kjo nuk është e rëndësishme dhe me formën e këtyre ideve apo faktin se paraqiten këto ide do të duhej të merreshin njerëzit nga shkenca apo studiuesit e fenomeneve shoqërore.
Dy grupet u përplasën dhe më pas Davidoviq u arrestua për sulme. Kishin flamuj të ndryshëm dhe ca shqiponja serbe që i ngjajnë pak a shumë një formati të shqiponjave të kreut të Gjermanisë naziste.
Ovulimi i dhunës
Personalisht si orientim jam kundër dhunës dhe u përkas lëvizjeve të tilla dhe si antivandalist nuk mbështes asgjë që paraqet një formë terrori qytetar në rrugë dhe me bindje. Por, protesta ishte interesante, sepse dëshmonte një lloj rezistence qytetare që njerëzit pa shumë frikë dhe më shumë adrenalinë bërtisnin: stop fashizmit. Por, kjo nuk ndodh në shumë vende.
Nazizmi dhe idetë e tilla vandale kanë ardhur nga interesat e ndryshme për të rrëmbyer, përkatësisht për të mbajtur vetëm për veten dhe më pas kanë nisur të shfaqen ndaj popullsive, grupeve apo mendimeve të ndryshme. Normalisht më së shumti kanë ndikuar kolonizimet, pra, okupimet dhe dëbimet apo shtetet e pastra etnikisht që ngërthehen me nacionalizmin dhe identitetin territorial dhe jo atë kulturor.
Në Ballkan dhe në këtë zonë të Evropës pa dyshim që më së shumti viktima kanë prodhuar idetë e shteteve të mëdha etnike, por fatkeqësisht bota nuk zgjerohet sa herë duam ne. Evropa Juglindore ka pasur vështirësi të shumta dhe luftëra të shkaktuara nga sulmet e ndryshme të perandorive të ndryshme dhe më pas edhe të vet popujve fqinj që kanë sulmuar njëri-tjetrin.
Kombet apo popujt për shkak se shumë kohë më parë nuk kanë ekzistuar kombet si koncept, nuk kanë qenë gjithnjë aq agresivë për shkak të arsyeve të shumta. Ka pasur mbipopullim të ndryshëm dhe urrejtja nuk ka shkuar aq larg sa ka ekzistuar vetë interesi. Atëherë njerëzit nuk e kanë pasur kaq të zhvilluar idenë e krimit të thellë e përfundimisht nuk kanë qenë kaq mizorë. Ata kryesisht i kanë mposhtur banorët dhe më pas kanë jetuar me ta.
Nga kjo mund të vërehet se stilizimi i luftërave ka ardhur shumë kohë më vonë dhe me zhvillimin e ideve, rrjedhimisht interesave. Dhe, kështu mund të vijmë deri diku pas dy luftërave botërore dhe deri në fund të viteve ‘90.
Në ish-Jugosllavi ishte dashur pak kohë për të kthyer idetë nacionaliste dhe për t’i zëvendësuar ato të “bashkim-vëllazërimit” me përhapjen e ideve se rreziku afrohej dhe duke përdorur statistika të së kaluarës dhe gabimet e komunistëve. Pikërisht këtu është interesant fakti se Serbia dhe shumë serbë nacionalistë nëse tentojnë ta shfajësojnë vetveten në këtë mes thonë se ata kanë qenë viktimat më të mëdha në këtë rajon të gjermanëve nazistë dhe ustashëve (përkrahës kroatë të nazizmit). Tani janë serbët që kanë gati më së shumti organizata që flasin dhe mbrojnë idetë e tilla. Ndërsa shpërbërjen e Jugosllavisë e kanë përgjakur mirë. Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka paralajmëruar që të ndalojë 14 organizata dhe grupe tifozësh që kanë shprehur dhunë apo ide të gjuhës së urrejtjes. Dy organizata mjaft të famshme janë edhe “Obraz” dhe “1389” që shkruajnë grafitë të shumtë nëpër rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera. Dikush nga këto grupe pati vizatuar shqiptarin me kokë në shtizë në mes të Beogradit. Grupet e të rinjve me kapela i kanë kushtuar Serbisë qindra mijëra euro dëme në vitin 1999 kur u dogj edhe ambasada e Shqipërisë dhe më pas në reagimet e vitit 2004 pas trazirave në Kosovë, dy herë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe një herë për arrestimin e Radovan Karaxhiqit, të akuzuar për krime kundër njerëzimit, por hero i një pjese të njerëzve. Dhe, të gjitha këto ngjarje padyshim që janë të lidhura dhe kanë të njëjtën logjikë që nxit efektin e dhunës dhe hakmarrjes. Por, ata në publik flasin me kujdes dhe do të jetë e vështirë që këto organizata të gjykohen, për shkak se mund të cenohet liria e shprehjes apo e drejta e tyre për t’u mbledhur. Shumica e njerëzve vërejnë se këto grupe në mënyrë shumë të kujdesshme flasin për kombin, atdheun, për ndëshkimin e grupeve të ndryshme, por nga Zoti dhe turpi që do ta ndjejnë. Gjykatat gjithnjë merren me fakte konkrete, të cilat në interpretime të shkencave shoqërore edhe nuk janë gjithnjë aq të sakta dhe nuk kanë formula.
Gjykimi dhe amnistia, heshtja shoqërore
Kur ushtarët grekë në një paradë dhe dy herë këndonin këngën e tyre të famshme kundër shqiptarëve, maqedonasve dhe turqve askush nga politika e Athinës nuk kishte ndonjë reagim. Politika shqiptare nuk është ndonjë qendër nga e cila pritet ndonjëherë të ketë reagime dhe aq më pak të kërkojë përgjegjësi.
Në një debat në Press Diplomatic Club në Beograd pati marrë pjesë edhe një atashe e Ambasadës së Greqisë dhe unë me një gazetare të së përditshmes “Politika” po jepnim argumentet dhe kundërargumentet e pavarësisë së Kosovës. Pyetja e diplomates greke asaj kohe ishte se ne, shqiptarët, përveç Kosovës do të pretendojmë edhe më shumë, e sidomos territoret greke në fund. Përgjigjja ime ishte e bazuar në një ngjarje që ndodhi në kufirin shqiptaro-grek, kur një i ri nga Berati me sa mbaj mend u plagos apo u vra nga policia për kalim ilegal të kufirit. Dhe, i sugjerova, që shqiptarët që i kapin në kufij t’i arrestojnë, por askush nuk ka të drejtë t’i vrasë për kalim ilegal të kufirit, e aq më pak në Evropë kur kufiri është i parëndësishëm. Por, edhe ashtu Greqia asnjëherë nuk ka pranuar të bëmat e saj ndaj çamëve. Kjo tregon se në Bashkimin Evropian jo gjithçka shkon si me vaj sa u përket të drejtave të njeriut.
Andaj ekzistojnë aktivistët që kërkojnë drejtësi dhe protestojnë për gjithçka, e jo vetëm për ato që atyre u shkojnë në leverdi.
Përveç Greqisë, ka edhe në Slloveni, Poloni, në çeki, Sllovaki e Hungari grupe neonaziste dhe këto grupe duket se janë aq ndërkombëtarisht të lidhura saqë për pak mund të quheshin kozmopolite. Kanë lidhje dhe kushërinj për nga idetë. Këtu përmend edhe rastin kur para një viti në shenjë të mbështetjes së anarkistëve grekë, në Beograd u hodh një koktej molotovi në Ambasadën e Greqisë. Ndonëse anarkistët për nga bindjet janë të tjerë, pavarësisht që futen në grup vandalistë nëse kryejnë aksione të tilla. Hungaria me gardën e saj që veshin madje edhe uniforma dhe ruajnë fshatrat e veta dhe qytetet, ka pasur mjaft probleme. Ndërhyrje e marshe nëpër rrugët e Budapestit dhe madje me një parti ata kanë fituar një përqindje të madhe votash duke u bërë partia e tretë në skenë. Po ashtu edhe në Sllovaki duhet kënduar himni në çdo ditë të mësimit dhe fobia e tyre ndaj pakicës hungareze nuk është e vogël. Ndonëse gjykata ka ndaluar organizatën “Slovenska pospolitos”, parullat e tyre vazhdojnë të kenë efekt.
Kështu shkrimtari dhe gazetari Teofil Pançiq i javores “Vreme”, u rreh në një nga autobusët e trafikut urban të kryeqytetit serb. Ai ka kritikuar Milosheviqin dhe marrëzitë shoqërore në 20 vjetët e fundit dhe është një nga më të mirët e publicistikës serbe. Po kështu, gazetarja Brankica Stankoviq e televizionit B-92 jeton ende me truproja.
Ajo është sulmuar dhe një kukull ka bërë xhiro nëpër stadiumin e futbollit me thirrjet “bushtër”, duke ia paralajmëruar fatin e saj me vdekje si gazetari i njohur serb Slavko çurivija (i vrarë në vitin 1999). Gjykata ka vendosur se ky nuk është ofendim, por policia thotë se ajo nuk është e sigurt të jetojë e lirë.
Po ashtu, Beogradi ka qenë qendër e vëmendjes kur tifozi i ekipit Tulluz nga Franca, Brice Taton, 28 vjeç, ishte rrahur për vdekje në tarracën e “Irish pub” në qendër të qytetit, për shkak se fliste gjuhën frënge. Serbët krenohen për mikpritje. Ndërsa para pak ditësh afër liqenit “Ada Ciganlija”, një i ri 18 vjeç, që në rrjetin “social” facebook mbante fotot me automatik, theri me thikë njërin dhe rrahu turistin tjetër nga Gjermania, sepse atij i ishte bërë se janë homoseksualë.
Kjo tregon se këta persona në tërë këtë pjesë të Evropës Juglindore janë persona me objektiva të ngjashme vetëm se jetojnë në vende të ndryshme.
Por, rreziku më i madh është në vendet ku nuk ka grupe shoqërore që janë kundër dhe i luftojnë këto fenomene të rrezikshme. Gjykatat, ashtu si në rastin e “pospolitosit” kur sulmuan direkt me gaz lotsjellës paradën e gejëve, mund t’i ndalojë, ndërsa shoqëria nëse nuk ka qenë dikur e përgjegjshme të jetë tani dhe të ketë reagime njerëzore.
“Në Serbi shpesh thonë se ha dajak ai që mendon ndryshe, ai që është liberal. Unë para së gjithash do të thosha se në Serbi grusht ha nëse kanë fat të mbesin të gjallë), vetëm ata që vërtet mendojnë”, thoshte Marko Karaxhiq, sekretar për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Qeveri, e që luftonte edhe kundër qeverisë së tij.
Shqiptarët në këtë mes kanë shovinizmin e tyre dhe mënyrën e të shprehurit të neonazizmit. Ashtu sikurse edhe në Kosovë në të kaluarën dhe tash, në Shqipëri vërehen elemente ekstremizmi në shoqëri. Disa mediat përcollën lajmin nga varrimi i minoritarit grek se aty qenka folur në greqisht dhe me flamur grek. Në një debat me një kolege thotë se mund të ishte grindje e çastit fakti që i shtyu të rinjtë shqiptarë ta shtyjnë nga motoçikleta, e që nuk dua ta komentoj, sepse është punë e drejtësisë, por këto argumente nuk dallojnë aspak nga vrasja e tifozit Taton që u vra, sepse fliste frëngjisht. Ky fliste greqisht, e çfarë pastaj? Dhe, askush nuk reagoi siç duhet, as Shqipëria, as Greqia, as shoqëria civile që në Tiranë nuk ekziston. Shqiptarët ankohen për padrejtësitë e Greqisë, por pa i analizuar ato me seriozitet.
Në këtë rast, duke heshtur në vazhdimësi, ne po kthehemi në shoqëri anarkiste dhe në shoqëri që si individ nuk jemi pjesë të grupeve, përkatësisht individë të përgjegjshëm për shoqërinë, rrethin dhe mjedisin, në individë kooperativash dhe në gjuetarë të shtrigave që nuk na leverdisin duke lënë hapësira të mëdha për “zierjen e gjakut të nxehtë”. Dhe, një ditë mund të befasohemi se si gjërat na paskan dalë prej kontrollit, e sidomos nëse kjo na ndodh ne personalisht. Shteteve nuk u intereson ose i shfrytëzojnë këto grupe, por shoqëritë qytetare duhet të kenë linjat që nuk tejkalohen asnjëherë.