Neperka pickon gruan duke punuar ne are
BERAT- Pickimi nga nje neperke mali per pak sa nuk i ka marre jeten nje 35-vjecareje nga nje fshat i rrethit te Beratit. Gruaja mesohet se ndodhej duke punuar ne token e saj ne kohen qe eshte pickuar nga neperka. Liljana Binjaku, banore e fshatit Bilc mesohet se mbriti ne spitalin e Beratit pasi u pickua nga neperka. Gruaja ka shpjeguar ne familje se ndersa ishte duke mbledhur prodhimet, fasulet, ne are ka ndiher se e ka pickuar nje neperke ne kembe. Fillimishte gruaja eshte kujdesur vete per pickimin ne kushtet e shtepise, por gjendja e saj shendetsore ka ardhur duke u perkeqesuar dhe me pas ajo ka mbritur ne spital. Burime nga reparti i urgjences bejne me dije se gruaja eshte paraqitur prane ketij reparti me shenjat e nje hemimi te rende. Menjehere ajo eshte vene nen mjekim intensive, cka e shpetuar nga rreziku per jeten. Sipas mjekeve 35 vjecarja, nene e dy femijeve tashme ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ky eshte rasti i 14- te i pickimeve te rregjistruara ne rrethin e Beratit, pjesa me e madhe e te cilave jane shkaktuar nga merimanga e zeze.