Bizneset kundër kasave

Ne ditën e fundit te afatit për vendosjen e kasave fiskale, biznesmenët e Durrësit vijojnë te kundërshtojnë vendimin. Sipas tyre, tarifat janë të papërballueshme krahasuar me te ardhurat dhe xhiron ditore. Edhe ato tregtare qe janë detyruar ti blejnë nga presioni i tatimoreve, shprehen skeptike për sa i përket rimbursimit. Përballë kësaj situate, zyrtare te Drejtorisë se Tatim-Taksave shprehen se nuk do te tolerojnë asnjë nga bizneset e pa pajisur me kasa. Pak dite me pare, Drejtoria e Kontrollit Tatimor ne Durrës mbylli 200 biznese te vogla për mos pajisjen me kasa, ndërkohë qe aksioni po vijon.
Shpërndaje