Nepravishta Nuk me shkarkuan dhashe doreheqjen
TIRAN- Kreu i Entit Rregullator te Energjise Bujar Nepravishta i jep fund zerave ne lidhje me largimin e tij nga drejtimi i saj duke theksuar se ai nuk u shkarkua nga qeveria por ka dhene doreheqjen me deshiren e tij.
Pas publikimit te lajmit ne media gjate dites se djeshme Nepravishta doli vete ne nje konference shtypi duke shpjeguar se arsyeja e largimit te tij nga drejtimi i ERE-s nuk ka te beje me ndonje konflikt me qeverine por me arsye familjare. Deshiroj tju ve ne dijeni se deri me sot nuk ka ardhur ndonje vendim nga Kuvendi per shkarkimin tim.
Me date 10 shkurt te ketij viti i kam kerkuar Kryetares se Kuvendit qe te pranonte doreheqjen nga detyra e kreut te Entit Rregullator te Enegjise. Kete doreheqje e kerkova per arsye personale. Qe nga muaji dhjetor kur morem vendimin per cmimin e energjise elektrike nuk kemi pasur asnje problem me qeverine mbi ecurine e puneve tona - u shpreh dje Nepravishta.