E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita kerkon garanci per zgjedhjet

TIRAN - Aleatet e Opozites se Bashkuar i kerkuan dje kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama vendosjen e kushteve ndaj mazhorances dhe mosterheqjen ndaj qendrimit per zgjedhjet e ardhshme vendore.


Ne mbledhjen qe u zhvillua ne seline roze perreth 90 minuta Opozita e Bashkuar ka diskutuar mbi situaten aktuale politike. Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur per gazeten Shekulli se ne qender te diskutimeve ishin zgjedhjet e ardhshme qe priten te zhvillohen me 8 maj.


Aleatet kane kerkuar njezeri qe te luftohet me vendosmeri per kushtet dhe te mos lejohet qe te zhvillohen zgjedhje si ato qe lame pas. Gjithashtu eshte kerkuar qe te vazhdohet me bashkepunimi me aleatet bashkepunim i cili duhet te rritet gjithnje e me shume per te triumfuar ne zgjedhjet e ardhshme. Krahas unitetit opozitar Opozita e Bashkuar e Shqiperise ka mirepritur dje ne frontin e saj edhe tre parti te tjera te cilat i shtohen aleances se tyre.


Nga ana tjeter kryetari i Partise Socialiste Edi Rama po negocion me krere te partive te tjera qe ti bashkohen koalicionit te tyre opozitar. Ne takim mesohet te kete pasur pikepamje te ndryshme per zgjedhjet e ardhshme.


Burime nga ky takim sqarojne se lidhur me kete proces do te kete edhe nje rritje te bashkepunimit me faktoret nderkombetar ne vendin tone. Gjithashtu aleatet u kane paraqitur kryesocialistit qendrimin e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme perfshire dhe kandidatet me te cilet do te hyjne ne zgjedhje.


Ne ditet ne vijim do te kete nje tjeter mbledhje te aleateve ku do te vendosen dhe zonat qe do te propozohen nga anetare te Opozites se Bashkuar per te dale me nje kandidat te perbashket ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Kreret e opozites do te diskutojne me strukturat e tyre per te marre propozimet konkrete mbi zonat ne te cilat mund te kene nje kandidat potencial dhe me pas ato do te diskutohen ne nje tjeter mbledhje te Opozites se Bashkuar. Gjithashtu kreret e opozites rane dakord vijimin e protestave si e vetmja rrugezgjidhje per largimin e qeverise dhe hapjes rruge te zgjedhjeve te reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›