E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neranxi fiton në gjykatë

Ish-deputeti i LSI, Nikollaq Neranxi ka fituar pafajësinë nga gjykata pasi sipas togave të zeza, akuza e prokurorisë nuk provohet.

Gjykatësi Sokol Tona argumentoi në vendimin e tij se kallëzimi i bërë nga dogana nuk kishte të akuzuar ish-deputetin por persona të tjerë.

Ndërkohë që prokuroria e ka vendosur vetë emrin pa patur prova dhe rrethana që e lidhin atë me të akuzuarit e tjerë.

Ish-deputeti u mbrojt në këtë proces penal nga ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku.

Per Neranxin, prokurori Julian Xhengo kërkoi deklarimin fajtor për akuzën e kontrabandës në 21 raste dhe dënimin e tij me 10 milionë lekë gjobë, c’ka u rrëzua nga gjykata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›