Neranxi, torte Thacit per pavaresine e Kosoves
Nje mesazh i vecante dhe i materializuar ne menyren me galante ka qene ajo e deputetit te LSI, Nikollaq Neranxi, nje torte e dezinjuar me se mire per kete dite te shenuar per popullin e Kosoves. Mes urimeve dhe mesazheve te shumta per Diten e Pavaresise, populli i Kosoves merr edhe nje torte, ku ne qender te saj ishte flamuri kombetar dhe urimi "Gezuar Pavaresine". Nje dhurate e tille ishte menduar nga deputeti i LSI-se, Nikollaq Neranxi, i cili ka uruar te gjithe shqiptaret, kudo qe ndodhen per konkretizimin e endrres shekullore te pavaresise se Kosoves. Keshtu, deputeti Neranxi zgjodhi kete embelsire simbolike, per t'ia derguar Kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci, ne kete dite sublime. Pasi nisi torten drejt Kosoves, deputeti Neranxi per te pershendetur kete ngjarje madhore ne historine e Shqiperise, u shpreh se "kjo embelsire eshte simbolika e shijes se re qe sjell liria ne Ballkan. Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, eshte e rendesishme te garantohet bashkejetesa e komuniteteve dhe te respektohet e drejta e pakicave serbe ne Kosove". Njekohesisht, Neranxi vleresoi ne kete drejtim perpjekjet konkrete dhe rezultative te Kryeministrit Thaci. O.Xh