E Shtunë, 31 Tetor 2026

"S'ka bashkim te Shqiperise me Kosoven"

Kreu i qeverise, Berisha, ka perseritur se nuk ka asnje mundesi bashkimi te Shqiperise me Kosoven, per te formuar keshtu Shqiperine e Madhe. Ne nje interviste per gazeten gjermane "Frankfurter Algemenine Zeitung", Kryeministri Berisha perseriti po ashtu se ne rast te nje embargoje te Serbise ndaj Kosoves, Shqiperia do te bente te gjitha perpjekjet per te ndihmuar popullin kosovar. Madje, kreu i ekzekutivit theksoi per gazeten gjermane se Shqiperia e ka gati planin per te ndihmuar Kosoven, ne rast embargo te pales serbe. Ne ndihme te Kosoves ne rast embargo jane ofruar edhe shume vende evropiane, po keshtu edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›