E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia te njohe e para mevetesine e Kosoves"

Partia Republikane kerkon qe Shqiperia te jete i pari shtet qe ta njoh pavaresine e Kosoves. Sekretari per Marredheniet Nderkombetare ne Partine Republikane, Artur Hasanbelliu, deklaroi dje se po keshtu Shqiperia duhet te nxitoje per te hapur edhe ambasaden ne Kosove. "Le te jemi te paret ne njohjen e Pavaresise se Kosoves e te hapim sa me pare ambasaden tone ne Prishtine", deklaroi Hasanbelliu, ne nje konference per shtyp. Po keshtu, PR pershendeti edhe prag-shpalljen e pavaresise se Kosoves. Sipas republikaneve, shqiptaret duhet ta festojne kete ngjarje te madhe dhe te vecante te popullit kosovar. "Le te derdhet gezimi i shqiptareve si nje lume i fuqishem dhe i qete. Te urojme njeri-tjetrin e te shkembejme lule. Partia Republikane Shqiptare ju fton te nxirrni flamuj ne ballkonet dhe dritaret e shtepive tuaja", beri dje thirrje perfaqesuesi i republikaneve. Ne lidhje atmosferen e shpalljes se pavaresise, PR deklaroi se klasa politike kosovare po qendron ne lartesine e kesaj dite. Duke nisur nga kjo republikanet pershendeten garancine qe Kryeministri kosovar, Hashim Thaci, ka dhene per minoritetin serb ne Kosove.
F.M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›