E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han, ne pritje te pasuesit kuqezi

Ajo qe u vendos nga drejtuesit e FSHF-se, pas humbjes se pesaur ne Danimarke, ishte shkarkimi i holandezit Ari Han dhe ajo qe nuk kane vendosur tani eshte se trajneri i ri do te jete apo me nje kontrate, me te gjate, pas tre ndeshjeve te mbetura eliminatore te Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010". Pritet qe te ulet nje emer i njohur i futbollit tone, qe te drejtoje kuqezinjte, ne ndeshjet e mbetura, eliminatore te Kupes se Botes. Humbja dhe me keq akoma, loja e dobet e kuqezinjve, ne Danimarke, la nje shije te hidhur ne mbare opinionin sportiv, sidomos pesha e fajit shkoi per trajnerin holandez, Ari Han. FSHF prej disa diteve eshte duke kerkuar pasuesin e tij, edhe pse nuk eshte shkarkuar zyrtarisht holandezi, Han. Vendimi per shkarkimin e Ari Han erdhi ne nje kohe, kur i tere opinioni sportiv nuk u pajtua me ndeshjet e fundit te kombetares, duke fajesuar me teper se kedo tjeter trajnerin holandez. Han erdhi pa asnje objektiv ne krye te kombetares sone, madje deklaronte se e gjeti kombetaren ne vend te parafundit, pa llogaritur se ecuria do te ishte edhe me e dobet se me pare. Per kete arsye, edhe pse me nje fature qe shkon deri ne 100 mije euro, pritet nje marreveshje e mesme me holandezin, qe ai te largohet zyrtarisht nga stoli kuqezi. Sakaq, Bledar Kola dhe Foto Strakosha, dy emra te njohur te futbollit tone, jane ne "pole- position", per te marre drejtimin e kuqezinjve, deri ne fund te eliminatoreve te boterorit. Ne gjashte vitet e fundit, pas shkarkimit te Demolarit, kombetaren tone e kane drejtuar vetem trajnere te huaj. Desena e braktisi ekipin kuqezi para se t'i perfundonte kontrata dhe holandezi, Ari Han nuk pati te njejtin sukses si Brigeli dhe Barici. Trajneri i ardhshem i kombetares do te kete te percaktuar edhe objektivin qe duhet te arrije, pavaresisht se do te jete vendas apo edhe i huaj, pasi asgje nuk perjashtohet, deri ne emerimin zyrtar te pasuesit te holandezit, Ari Han.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›