E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasi, i papergatitur per kuqezinjte

Besnik Hasi theksoi se nuk do te pranoje per momentin, pasi nuk e sheh veten te gatshem qe te marre nje pergjegjesi kaq te madhe, per te drejtuar kombetaren tone. Hasi deklaroi se as nuk eshte vene ne dijeni te ketij lajmi. Hasi, nje prej lojtareve me te mire, gjate viteve te fundit te kombetares sone, pas lenies se futbollit, eshte punesuar ne klubin e njohur belg te Anderlehtit. Kosovari kaloi pjesen me te madhe te karrieres se tij si futbollist tek belget dhe synon te qendroje edhe disa kohe. "Sigurisht," - theksoi Hasi, -"kombetarja eshte nder, por nuk di gje dhe jam i impenjuar aktualisht ne Belgjike. Ndoshta ne nje te ardhme tjeter do te jem gati."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›