Shkodra, "shtepia" e aktivitetit me te madh te boksit, per kete vit
Shkodra do te prese aktivitetin me te rendesishem te boksit, per kete vit, ku do te marrin pjese edhe ekipe te huaja. Sipas Federates Shqiptare te Boksit, nga datat 11 deri me 14 prill te ketij muaji, ne Shkoder do te zhvillohet aktiviteti me i rendesishem i ketij viti, "Memoriali i Shkodres 2009". Ky aktivitet eshte cilesuar si mjaft i rendesishem, edhe per shkak te pjesemarrjes se gjere nga shume shtete te Evropes. Madje aktiviteti ne fjale mori edhe aprovimin e Federates Evropiane te Boksit. Deri tani jane konfirmuar mbi 10 shtete qe do te marrin pjese me sportiste cilesore, ne te gjitha peshat. Pritet te marrin pjese shtete, si: Franca, Irlanda, Italia, Greqia, Rumania, Mal i Zi, Maqedonia, Zvicra, Serbia, Kosova. Zyrtare te boksit shqiptar theksojne se jane ne pritje edhe te konfirmimit te disa shteteve te tjera. Shqiperia do te perfaqesohet me boksieret e saj me te mire, ne rang kombetar, te cilet jane shpallur kampione te vitit 2008. Gjithashtu, ne kete memorial nderkombetar do te jete ne rolin e te ftuarit special, i deleguari i Federates Evropiane te Boksit, z. Eduard Abdulmanov. Aktiviteti do te zhvillohet ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe ndeshjet do te zhvillohen me date 12-13 prill, ne ora 17:00.