Nëse evropianët do të thoshin: "Yes we can"
Një vit më parë në këtë kohë, Hillay Clinton dhe Barack Obama konkurronin për postin e presidentit në mesin e fushatës elektorale më intensive dhe më të pasigurt që mbahet mend. Sot Amerika paraqitet me një fytyrë, me fjalë, me veprime, me stil qeverisjeje thellësisht të ndryshuar: ligjshmëri kushtetuese, kursim energjetik, hapje ndaj botës islamike, marrëdhënie të reja me Kubën, ndalim i torturës, nisje e reformave sociale. Arroganca e kotë, përdorimi i frikës, miopia i kanë lënë vendin seriozitetit, qetësisë, dëgjimit, largpamësisë.
Është vënë tërësisht në punë mekanizmi thelbësor i demokracisë: ndryshimi në mënyrë paqësore i një politike dhe qeverie me të cilën populli është i pakënaqur. A mund të ndodhë në Evropë? A kemi mundësi që, një vit më vonë, të shohim te zgjedhjet evropiane të vitit 2009 një ndryshim të madh në historinë e kontinentit? Nuk e ndalon këtë gjë asnjë mallkim qiellor dhe asnjë dispozitë kushtetuese. Provojmë ta imagjinojmë. Sapo të zërë vend, në një mocion të votuar nga të gjithë grupet e tij, Parlamenti i ri deklaron që, përballë krizës, shpërbërjes së tregut të përbashkët, ndryshimit të ekuilibrave botërorë, pafuqisë së madhe të vendeve evropianë të prekur në mënyrë të veçantë nga kriza, çuarjes dëm të burimeve, një ndryshim kursi është i domosdoshëm. Parlamenti vendos për dy lëvizje. Së pari merr mbi vete të drejtën për zgjedhjen e presidentit të Komisionit (dhe të komisionerëve).
Në fund të fundit, edhe në Bashkimin Evropian, ashtu sikurse në çdo demokraci parlamentare, ekzekutivi nuk duhet kurrë të marrë poste pa një votëbesim, e dinë këtë ministrat dhe Këshilli Evropian që, ashtu si për çdo kryetar apo mbret të shteteve anëtare, një nismë e pakonkorduar me përfaqësuesit e zgjedhur nga populli mund të hidhet poshtë. Së dyti, Parlamenti kërkon një reformë të menjëhershme dhe radikale të bilancit të Unionit, e domethënë të politikave të përbashkëta: shpenzime sa më fleksibile dhe transparente, asnjë shpërndarje e ngurtë për destinacionet kombëtare, fonde të vërteta për hyrjen në BE, burime të reja për të vënë në jetë politikat e përbashkëta të parashikuara në traktatet deri sot të penguara prej Këshillit.
Të dy lëvizjet shkundin mënyrën e të punuarit të Unionit dhe bllokojnë funksionimin e tij: ndalen pagesat dhe procedurat, ka protesta të atyre tek të cilët do të shkojnë shpenzimet, ka demonstrime në sheshe. Parlamenti nuk tërhiqet. Në fund, pas disa muajsh paralizë, qeveritë, Këshilli (tryeza e madhe ku ministrat e shteteve recitojnë deklaratat e përgatitura nga funksionarët e tyre) kuptojnë se loja ka ndryshuar dhe vihen kështu në rrugën e ndërtimit të një fuqie të re në Europë. Një paralizë totale prej disa muajsh është më e patolerueshme (por më pak e dëmshme) sesa problemet nga të cilat Evropa lëngon prej dekadash të tëra. Ndonjë shtet që nuk është dakord vendos që të dalë nga Unioni, duke këmbëngulur të ruajë të drejtat që ka përftuar tashmë. Nuk do të duhej më shumë se një vit.
Nuk do të ishte një zhvillim historik më i madh sesa bashkimi politik i Italisë apo Gjermanisë në shekullin nëntëmbëdhjetë, apo njëzetë, sesa i Revolucionit të Tetorit, emancipimit kolonial apo shembjes së Perandorisë Sovjetike. Nëse nuk do të ndodhë, do të jetë vetëm për shkak të dembelizmit dhe indiferencës së vetë evropianëve. Shumë të paktë janë ata që thonë se do të ndodhë. As unë nuk e mendoj. Por, mendoj se ky eventualitet është i mbarë, se mund të ndodhë dhe ndoshta një ditë do të ndodhë, që qytetarët evropianë duhet të binden. Dhe shpresoj që personat me vokacion politik të krijojnë shanset që kjo të ndodhë, ashtu sikurse në të shkuarën të tjerët e kanë bërë duke krijuar kushtet për unitetin e Italisë apo të drejtën universale të votës ose zhdukjes së skllavërisë. "Yes, we can". Autori është president i Notre Europe dhe ish ministër i ekonomisë dhe i financave në Itali.