E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 87 fustane nusesh kontrabandë

Autoritetet doganore të Brindisit raportuan dje kapjen e disa veshjeve nusërie, në tentativë për të kaluar kontrabandë. Malli vinte nga Shqipëria përmes linjës detare me traget nga Durrësi, ndërsa bllokimi u bë në orët e para të ditës së djeshme. Bëhet fjalë për 87 fustane nusërie, me vlerë 180 mijë euro, të cilat ishin porositur nga një shoqëri italiane, që pak kohë më parë, kish deklaruar falimentimin. Malli ishte fshehur në sediljet e një autobusi, të mbështjella me kuti kartoni dhe të futura në thes, ndërsa shoferi me origjinë shqiptare, u shoqërua nga forcat doganore të Brindisit, me akuzën e kontrabandës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›