E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse gaboja në 76-n, do punoja në fabrikë

Antonin Panenka

Andrea Pirlo është i fundit që e përdori, por shpikësi i goditjes së lugës nga penalltia është një çekosllovak shumë i njohur, Antonin Panenka. Kjo ide i lindi në një natë të gjatë pa gjumë, si pasojë e birrave dhe çokollatave që portieri fantastik i kombëtares çekosllovake të Europianit 1976, Zdenek Hruska, i fitonte atij pas stërvitjes. Por ja si e kujton Panenka atë episod. Pas çdo stërvitjeje për mua ishte normale të qëndroja edhe më shumë në fushë me mikun tim Hruska dhe së bashku dëfreheshim nga pika e penalltive. Por ai ishte një portier fantastik, më mundte shpesh, ndërsa unë paguaja birra dhe çokollata për të. Por u lodha duke humbur dhe në një natë pa gjumë mendova një mënyrë për ta mundur, pikërisht lugën nga 11 metrat. Dhe kjo mënyrë rezultoi fituese, sepse çdo ditë nisa të shtoja birrat dhe çokollatat, por së bashku me to shtohej edhe pesha ime. Por më e vlefshme sesa për bastet e mia, luga rezultoi në finalen kundër Gjermanisë, ku Majer mbeti i magjepsur. Po nëse do ta humbja atë rast? Regjimi i asaj kohe nuk falte idiotësi të tilla, ndaj karriera ime do kishte përfunduar dhe për 30 vitet e ardhshme do punoja në ndonjë fabrikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›