E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca Nasri rrezikon 2 vjet pezullim

Samir Nasri rrezikon të mos luajë në Botërorin 2014, për sjelljen e tij, të cilësuar të dëmshme për imazhin e Kombëtares franceze. Lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze, që flasin për marrjen e masave disiplinore ndaj sulmuesit të Mançester Sitit.
Pas afro një jave pritet të mblidhet Komisioni i Disiplinës në federatën franceze, nga i cili varet fati i Nasri, por edhe i disa lojtarëve të tjerë problematikë të “gjelave”. Si Nasri, që sapo ka festuar 25-vjetorin e lindjes duke i shpallur luftë të hapur gazetarëve, rrezikojnë edhe Zheremi Menez, Hatem Ben Arfa dhe Jan M’Vila.
Sipas “L'Equipe”, Nasri, i cili e nisi Kampionatin Europian me një gjest aspak të pëlqyeshëm drejt triubunës së gazetarëve pas golit të shënuar në portën e Anglisë, rrezikon deri në dy vjet përjashtim nga përfaqësuesja dhe në këtë mënyrë do të humbiste Kupën e Botës në Brazil.
Kjo do të ishte masa më e ashpër ndëshkimore e marrë për një futbollist të Kombëtares së Francës. Në shënjestër janë edhe M’Vila, që kontestoi trajnerin Blank pas zëvendësimti me Spanjën, Ben Arfa i cili ka pasur një debat me drejtuesin e stolit dhe Menez, që është tallur me portierin Hugo Loris, rrezikojnë vetëm katër ndeshje pezullim.
Masat do të merren, pasi menjëherë pas botërorit në Afrikën e Jugut, me lojtarët që protestuan kundër ish-trajnerit Domenek, duke bërë që të gjithë të qeshnin me skuadrën franceze, federata kishte premtuar tolerancë zero për çështjet disiplinore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›