SPANJA finalistja e parë e EURO 2012, penalltitë tersi i Portugalisë
PORTUGALI – SPANJE 0-0 (2-4) me 11-metërsha
Portugalia (4-3-3): Rui Patricio; Pereira, Pepe, Alves, Coentrao; Moutinho, Veloso (106′ Custodio), Meireles (112′ Varela); Ronaldo, Almeida (82′ Nelson Oliveira), Nani. A disp.: Eduardo, Beto, Quaresma, Ricardo Costa, Rolando, Ruben Micael, Miguel Lopes, Hugo Viana. C.T.: Paulo Bento
Spanja (4-2-3-1): Casillas; Arbeloa, Ramos, Piquè, J.Alba; Busquets, Xabi Alonso; Silva (61Jesus Navas), Xavi (87 Pedro), Iniesta; Negredo (54 Fabregas). A disp.: Valdes, Reina, Albiol, Javi Martinez, Juanfran, Torres, Mata, Llorente, Cazorla. C.T.: Del Bosque
Gjyqatrë: Cakir (Tur)
Kartone te verdhe: Ramos (S), Coentrao (P), Busquets (S), Pepe (P), Joao Pereira (P), Arbeloa (S), Bruno Alves (P), Veloso (P), Xabi Alonso (S)
Seria e 11-metërshave (2-4)
PORTUGALIA: Xabi Alonso -, Iniesta +, Pike +, Ramos +, Fabregas +
SPANJA: Moutinjo -, Pepe +, Nani +, Alvezh -,
Statistika – plus
Gjuajtjet në portë: 0-4
Gjuajtjet pranë porte: 9-8
Posedimi i Topit: 43%-57%
Goditjet nga këndi: 6-7
Pozitat jashtë loje: 2-3
Ndërhyrjet e Palejuara: 32-20
Kampionët në fuqi të Europës, Spanja, janë vetëm 90 minuta larg mbrojtjes së titullit të fituar para katër vitesh. Spanja është bërë finalistja e parë e EURO 2012, por ka vuajtur për ata arritur këtë gjë. 90 minutat e rregullta të takimit Portugali Spanjë kanë përfunduar në barazim 0-0, por edhe shtesat dy herë nga 15 minuta nuk e zhbllokuan rezultatin. Kështu që u deshën gjuajtja e serisë së 11-metërshave për të përcaktuar finalistin e parë të finales së 1 korrikut që do të luhet në Kiev. Spanja e nis keq serinë e penalltive, pasi Xabi Alonso nuk e realizon gjuajtjen e parë, kjo për meritë të portierit Rui Patricio. Por edhe portugezët me Moutinjo e nisin keq, pasi gjuajtjen e e tij e pret portieri Iker Kasijas. Iniesta shënon golin e parë të ndeshjes, pastaj vjen radha e Pepes, Pikes dhe Nanit. Ramos përsërit gjuajtjen e Pirlos dhe shënon golin e tretë për spanjollët, por Bruno Alvezh gabon, pasi godet traversën e portës. Fabregas tregohet i sakte duke dërguan Spanjën në finale dhe njëkohësisht i heq mundësinë Kristiano Ronaldos që të gjuajë gjuajtjen e pestë për portugezët. Spanja pret se kush do të jetë kundërshtari i saj në finale, Italia apo Gjermania?




