E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëse i përmbush kushtet Kosova, mund të presë negociatat për MSA-në

Ministrja irlandeze për çështje evropiane, Lucinda Creighton, ka shprehur optimizmin e saj se gjatë kryesimit irlandez me BE-në do të jenë në gjendje të vendosin për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën.

Ajo këtë e ka thënë në një konferencë të përbashkët shtypi në Bruksel me homologun nga Qiproja, Andreas Mavroyaniss, ku është folur për rezultatet e kryesimit qipriot të BE-së dhe prioritetet e Irlandës gjatë gjashtë muajve të parë të vitit që vjen.

E pyetur nga “Koha Ditore” se a planifikon Irlanda marrjen e vendimit për nisjen e negociatave për MSA me Kosovën, ministrja irlandeze është përgjigjur se “shpreson se gjatë Presidencës irlandeze do të mund të merret vendimi para fundit të qershorit për nisjen e negociatave edhe me Kosovën për MSA, dhe të caktohet data për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›