Rasti “Kleçka”, Supremja refuzon kërkesat e mbrojtjes

Një Trup gjykues i përbërë prej tre gjykatësve të EULEX-it dhe dy gjykatësve vendës, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme të Kosovës, më 12 dhjetor 2012 i ka refuzuar si të pabaza katër kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë të paraqitura në emër të pandehurve Naser Krasniqi, Fatmir Limaj, Naser Shala dhe Nexhmi Krasniqi kundër vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë më 24 nëntor 2012 dhe kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës më datë 27 nëntor 2012.
Më 24 nëntor 2012, Gjykata e Qarkut në Prishtinë urdhëroi paraburgimin e katër të pandehurve në kohëzgjatje prej një muaji. Më 27 nëntor, Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar ankesat e paraqitura nga mbrojtja kundër vendimit të shkallës së parë./Indeksonline/