“Vojvodina si Kosova”

Sociologu Mirko Gjorgjeviq ka deklaruar se qëndrimi anakronik centralist i pushtetit në Serbi mund të nxisë një lëvizje të fuqishme autonomiste në Vojvodinë, e madje edhe një hap tutje kësaj lëvizjeje, njofton “Blic” .
Ai ka thënë se frikohem se Serbia me Vojvodinën do të kalojë sikur me Kosovën.
"Lutëm që të mos kem të drejtë. E ardhmja e Serbisë varet nga Vojvodina dhe këtë Serbia nuk po do ta shfrytëzojë. Ne kemi bërë çdo gjë që me Kosovën ta shkatërrojmë veten dhe këtu kemi qenë shumë të suksesshëm”, ka thënë ai./Indeksonline/