E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëse ka qenë Presidenti në dijeni, si nuk paska qenë Kryeministri?!

Sa tragjikomike është bërë kjo mbrojtja e fajtorëve të Gërdecit. Del ish-ministri Mediu dhe na thotë paska patur dijeni Presidenti për Gërdecin. Jo more!... Atëherë, n.q.s., Presidenti ka qene në dijeni, Kryeparlamentarja ka qene në dijeni, si ka mundësi mos të ketë qenë Kryeministri???

Edhe për me teper, si ka mundesi mos të kete qene në dijeni ky Mediu vete, për ngjarjet aty?

Po behet lemsh kjo gje qellimisht… Imazhi i vendit po merr goditje të forta shume në anen negative… Sot një gazete citonte deklaraten e ambasadorit amerikan për trafikun e qenieve njerezore në Shqiperi dhe rritjen e ketij fenomenit. Dhe kërkojmë liberalizim vizash, pastaj...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›