E Diel, 1 Nëntor 2026

PS vendos, mocion shkarkimi për Topallin

Partia Socialiste ka vendosur sot në një mbledhje të posaçme,  ‘mocion shkarkimi’ për  kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli. PS ka vendosur fillimisht ngritjen e një grupi pune i cili do të merret me hetimin e sjelljes së Topallit lidhur me ligjet në fuqi dhe kushtetutën.

Erjon Braçe, deputet i PS-së tha dje se: “Do të marrim mocion shkarkimi pasi ajo dita ditës po merr kompetencat e Kryeprokurores. Berisha dhe Topalli janë kundër ndarjes së pushteteve dhe po pengojnë prokurorinë të hetojë ngjarjen e Gërdecit. Kuvendi duhet ta braktisë rolin e gjykatës speciale”.

“Sali Berisha dhe Jozefina Topalli kanë shpallur luftë me veprime të qarta dhe të qëllimta politike në institucionet që drejtojnë politikisht, institucioneve të angazhuara për të zbuluar, goditur dhe ndëshkuar korrupsionin, veçanërisht luftë ndaj atyre që po hetojnë krimin e shekullit me 26 të vrarë dhe 300 të plagosur. Qëndrimi i Sali Berishës dhe Jozefina Topallit kundër prokurorisë, caktimit të një kufiri kriminal, në rangun e vrasjeve, deri ku duhet të arrijë akuza dhe mbrojta ballazi e të dyshuarve për këtë krim, tregojnë qartë gjithëpërfshirjen e shtetit politik të Sali Berishës në këtë krim dhe jo pafajësinë e tij.” – përfundoi Braçe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›