E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse u bë? Sepse nuk ka shtet, siç nuk ka patur përgjatë këtyre viteve

Është një panoramë e vërtetë dhe e dhimbshme ajo e shumicës së plazheve tona në këtë prag sezoni të ri turistik. Nga viti në vit, ne po shohim një degradim të vlerave tona turistike nga papërgjegjshmëria e shtetit. Shteti dhe vetem shteti është fajtor.

Dua t’ju jap një shembull që duhet të na vere në mendime të gjitheve. Une shkoj pergjate gjithe vitit në bregdet dhe është një brez ranor i gjere në Durrës, që do ta kishin zili shume vende të tjera me bregdet. Por prej një viti e gjysme, pak poshte ketij vendi që them une sapo është prane fundit ngritja e një shumëkatësheje, me sakte e një 20-kateshi dhe sapo u hodh kati i sipërm, pronari zaptoi edhe pjesen perpara me një “verande” dy kateshe deri tani.

Nuk kam pare keshtu, me korrigjoni nese gaboj, por në një bregdet ku duhej të ishte brezi ranor, pastaj pishat dhe pastaj ndertesat e ndërthurura me ambientin, të kemi një çiban të tille! Pse u bë? Sepse nuk ka shtet, siç nuk ka patur pergjate ketyre viteve kur gjithçka është bere katrahure.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›