Nese nuk votohen tre ligjet s;ka raport per Shqiperine

“Shqiperia ka bere progres mjaft domethenes vitin e shkuar, vecanerisht ne marreveshjen nderpartiake per procesin e reformave per integrimin ne Bashkimin Evropian. Gjithashtu edhe ne adresimin e nje numri reformash themelore qe kane te bejne me fusha qe lidhen me 12 prioritetet kyce te BE-se. Ne vazhden e ketij procesi, Komisioni i rekomandon Keshillit, qe t’i jape Shqiperise statusin e vendit kandidat. Duhen realizuar reformat kyce si ajo gjyqesore, e administrates publike dhe reforma parlamentare”. Kjo kerkese e bere kater muaj me pare nga Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle, nuk eshte permbushur as sot. Mjaft apele te tjera i jane drejtuar ne vijimesi politikes shqiptare nga institucionet me te rendesishme te Evropes, por tre detyrat e shtepise duan voten e opozites, e cila ka refuzuar me pretekste te ndryshme e qe se fundmi e ka thene me qarte, se nuk do t’i votoje para zgjedhjeve te qershorit. Argumenti i pare per te mos votuar ligjin per “Gjykaten e Larte”, “Nepunesin Civil” dhe “Reformen Parlamentare”, do te ishte Keshilli i Qarkut te Fierit. “Kete qark, te Fierit ku ka humbur me turp me gjithe manipulimet e 2009, Saliu e mban peng forcerisht prej me shume se nje viti. Ja pse ne nuk do te votojme per te kaluar ne parlament nje tjeter cope leter, qe quhet ligj per “Gjykaten e Larte”, nese vendimi i vete Gjykates se Larte per qarkun e Fierit, nuk zbatohet nga qeveria”, - u shpreh kreu socialist, kohe me pare. Nje muaj me vone zyrtaret e Brukselit te zhveshur nga gjuha diplomatike, do t’i drejtoheshin me nje tjeter apel opozites shqiptare qe te votonte tre ligjet e vetme, te vena si kusht ne menyre qe ne dhjetor, Shqiperise te mos i refuzohej per here te trete statusi i vendit kandidat. “Pa dashur te spekulojme per afate, ajo qe eshte e rendesishme per ne, eshte te shohim Shqiperine te permbushe tre kushtet e mbetura, qe jane identifikuar ne progres raportin tone. Kjo do te thote plotesimin e reformes gjyqesore, te reformes ne administrate dhe te reformes ne rregulloren e Kuvendit. Kjo eshte ajo cka eshte e rendesishme”, - tha zedhenesi i komisionerit Fyle, Peter Stano. Brukseli zyrtar do te intensifikonte thirrjet ne adrese te opozites, edhe permes te derguarve te tij ne Tirane, duke u kujtuar te zgjedhurve socialiste se kushti i vetem per marrjen e statusit jane tre ligjet. “Qartazi, Komisioni Evropian i ka rekomanduar Shqiperise statusin e kandidatit, bazuar ne disa kushte qe jane miratimi i dy ligjeve, procedurat per rregulloren e Kuvendit. Nese keto kushte do te miratohen, Shqiperia ka shansin te marre statusin e vendit kandidat ne BE”, - u shpreh Ambasadori i BE-se ne vendin tone, Etore Sequi. Pretendimet e ngritura nga lidershipi i PS-se, do te shqetesonin e Departamentin Amerikan te Shtetit. Zevendesndihmes Sekretari Johnathan Moore, do t’i ftonte palet te linin menjane mosmarreveshjet dhe te miratonin tre ligjet. “Ne do t’i benim thirrje deputeteve dhe anetareve te te gjitha partive, qe te linin menjane diferencat, mosmarreveshjet e brendshme dhe te punojne se bashku per miratimin e tre ligjeve. Eshte e rendesishme qe PD dhe PS, si dhe anetaret e tjere te Parlamentit, te ulen se bashku per te miratuar tre ligjet qe jane te domosdoshme per perparimin e vendit, dicka qe eshte per te miren e te gjithe vendit”, - u shpreh Moore. Apelit te nderkombetareve do t’i shtohej edhe ai i nje tjeter vendi, qe luajti rol kryesor ne shpalljen e pavaresise, Austria. Me zerin e Zevendeskancelarit Michael Shpindeleger, i ftuar ne Tirane per 100-vjetorin e Pavaresise. “Austria do ta mbeshtese Shqiperine ne anetaresimin e saj ne BE, por sic e dime te gjithe, ka tre kushte qe jane ne tavoline, te cilat duhen te plotesohen. Keto jane te panegociueshme, qendrojne aty dhe jane si kushte per dhenien e statusit nga komisioni”, - u shpreh ai. Komisioneri Fyle do ta riperseriste kerkesen e KE pak dite pas 100 –vjetorit. “Kemi nje tjeter bllokim ne Shqiperi. Sa keq te shohesh vendin qe feston 100-vjetorin e pavaresise dhe te mos jete ne gjendje te marre statusin, kur eshte kaq prane tij”, - u shpreh Fyle. Zyrtareve te larte ne Bruksel, iu desh te qartesonin edhe njehere se nuk ka kusht tjeter vec tre ligjeve. Teksa ne Shqiperi, PS po hidhte ne treg idene se kusht per marrjen e statusit ne Dhjetor, brenda presidences qipriote ishin edhe zgjedhjet e 23 qershorit. “Statusi i kandidatit, eshte nje status qe Shqiperia mund ta marre kur te zhvilloje zgjedhje te lira dhe te ndershme”, - tha Rama. “Definitivisht zgjedhjet nuk jane nje kusht, kjo eshte bere shume e qarte”, - beri te qarte Ministrja e Jashtme e Qipros. Tre ligjet, si kusht i vetem per statusin, do te theksoheshin pa vonese edhe nga presidenca e radhes e BE, Irlanda. “Samiti Evropian i dhjetorit, doli ne konkluzionin se ka ende masa qe duhen marre para se te akordohet statusi i kandidatit, qe ka te beje me reformen ne gjyqesor, administraten publike dhe reformen e rregullores se kuvendit. Irlanda eshte ne favor te statusit te kandidatit te Shqiperise pas nje raporti pozitiv te KE. Parlamenti Evropian e mbeshteti rekomandimin e komisionit per statusin, duke kerkuar votimin e tre ligjeve. Eduard Kukan e tha qarte, se kush e do integrimin, duhet te votoje tre ligjet. “Ne do te jemi te gjithe te lumtur kur te marrim lajmin se tre kushtet e mbetura u permbushen dhe u votuan ne Kuvend. Nuk dua te tregohem kritik, por nese politikanet ne Shqiperi jane vertete ne favor te integrimit evropian, atehere ata e kane shume te qarte se cfare duhet te bejne” – theksoi Kukan. Nje dite me pas, Rama do te thoshte se kusht nuk jane tre ligjet, por zbatueshmeria e ligjit. “Shqiperise nuk i mungojne tre ligje per te hyre ne Evrope, Shqiperise i mungojne tre pushtete per te hyre ne Evrope”. Ne te njejten dite, socialistet ne Komisionin e Ligjeve, u rikthyen serish tek Fieri. “Ju nuk keni zgjidhur ate qe ne konsiderojme thelbesore, te rendesishme, ceshtjen e Fierit. Keshillin e Qarkut te Fierit, i cili eshte pushtet i qeverisjes vendore, te cilin ju e keni grabitur dhe e mbani peng”, - tha nenkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj. Shqiperia ka shansin ta marre statusin para qershorit. Apeli i nderkombetareve synon pikerisht kete. I jane bashkuar atij edhe mijera intelektuale, personalitete dhe te rinj shqiptare, teksa i kerkojne Partise Socialiste, te jape voten per te mos i mbyllur vendit dyert e Evropes.
Fyle: Raport pozitiv ne prill, nese Shqiperia ploteson tre kushtet
Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle, tha dje ne konferencen per Ballkanin te organizuar nga Partia Popullore Evropiane ne Bruksel, se Komisioni Evropian eshte i gatshem te raportoje ne prill per statusin e kandidatit per Shqiperine. Sipas tij, do te ishte vertet keq, nese nuk do te tregohet edhe hapesira me e vogel per ta ndihmuar vendin qe te plotesoje tre kushtet. “Ne do te hartojme raport per Shqiperine, nese aktoret shqiptare gjejne konsensusin per te permbushur tre kushtet qe mbeten. Keto tre kushte perbejne kerkesen minimale per t’i rekomanduar shteteve anetare statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Keto jane tre kushtet qe mbeten, nderkohe qe Shqiperia ka plotesuar ne menyre te habitshme nje numer kushtesh te tjera. Sa keq do te jete, nese keto tre kushte mbeten te pazgjidhura! Sa keq do te jete, nese nuk do te tregohet edhe hapesira me e vogel per te mbeshtetur ata te shumte, qe duan shume ta ndihmojne Shqiperine qe te hedhe hapat e fundit”, u shpreh dje Fyle. Duke prezantuar raportet per zgjerimin ne mesin e prillit, Komisioni Evropian i jep kohe te mjaftueshme vendeve anetare, qe te marrin vendime te rendesishme per zgjerimin ne samitin e 27 dhe 28 qershorit, ku mund te perfshihet edhe statusi i vendit kandidat per Shqiperine, nese plotesohen 3 kushtet. I pyetur dje per kete ceshtje, Fyle pranoi se do te vije se shpejti ne Tirane per te biseduar me palet per kete ceshtje. Pa dhene detaje mbi daten e vizites se tij te radhes, Fyle pohoi vetem se do te vije ne Shqiperi ne kohen kur palet ende nuk po bien dakord per miratimin e tre ligjeve. Prej kohesh nderkombetaret po bejne apele per miratimin e projektligjeve te vena kusht per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE, por socialistet nuk pranojne te votojne pa u zgjidhur me pare problematika ne qarkun e Fierit.