Bregu: Do te me duhet te shpjegoj, pse shqiptaret po mbeten peng te opozites
Ministrja e Integrimit ka marre pjese dje ne Konferencen e 3-te te Partive Popullore Evropiane mbi Ballkanin Perendimor dhe te ardhmen e tij ne Bashkimin Evropian, e cila mbahet ne Bruksel. Ajo ben te ditur se ne kete konference, do te jene te pranishem Kryetari i PPE ne Parlamentin Evropian, Joseph Daul, Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule, Kryetari i Komisionit te Jashtem te PE, Elmar Brok, Kryetari i Delegacionit te Parlamentit Evropian per Ballkanin Perendimor, Eduard Kukan e perfaqesues te larte te qeverive te Maqedonise, Bosnjes, Kroacise dhe Serbise. Bregu thekson se, ne mesazhin e saj drejtuar pjesemarresve ne takim, do te shprehe qarte vullnetin e padiskutueshem e 94 % te shqiptareve per t’u integruar ne BE, do te prezantoje edhe njehere arritjet e pamohueshme te qeverise ne kuader te ketij procesi dhe do te theksoje rendesine e Shqiperise ne rajon per ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Gjithashtu ministrja e Integrimit zonja Bregu, ka theksuar faktin se pjese e fjales se saj, do te jete edhe mos votimi i tre ligjeve nga PS. “Do te me duhet te shpjegoj edhe njehere, perse shqiptaret po mbeten peng i opozites. Perse opozita shqiptare del kunder vullnetit te qytetareve te ketij vendi, duke bllokuar per te tretin vit radhazi, statusin e vendit kandidat”, eshte shprehur Bregu. Pak dite me pare ajo ka sqaruar se, nese Shqiperia do te kishte marre statusin e vendit kandidat, do te perfitonte rreth 30 milione Euro me shume nga fondet e BE per vitin 2013. Sipas saj, kjo sepse, BE investon ne vendet kandidate rreth 30% me shume euro per fryme, ne krahasim me vendet kandidate potenciale. “Per periudhen 2007-2013 BE i ka akorduar Shqiperise rreth 600 milione euro asistence, nepermjet programit IPA. Shuma e investuar ne projekte, eshte rritur cdo vit duke filluar nga 61 milione euro ne 2007 ne 98 ml euro ne 2013. Kjo si pasoje e mire-menaxhimit te ketyre fondeve nga qeveria. Rreth 50 % e projekteve te mbuluara cdo vit nga fondet IPA jane ne fushen e transportit, zhvillimit rural dhe punesimit”, ka theksuar Bregu.