Patozi: Padi penale ndaj "Gazetës shqiptare"

Deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar pas publikimit në
"Gazetën Shqiptare" duke theksuar se do të ngrejë padi penali për këtë gazetë. Në një deklaratë për shtyp Patozi ka theksuar se kjo gazetë i ka lejuar vetes të keqpërdoret mizorisht, duke botuar dje trillime të paskrupullta, të cilat më referohen atij.
"Sqaroj publikun se gjithçka thuhet në ato radhë janë shpifje dhe vetëm shpifje të paskrupullta, të cilat, sipas të gjitha gjasave, kanë si prapavijë të tyren një sulm të ulët, që ka lidhje me funksionet e mia politike" thekson Patozi.
Gjithashtu Patozi theksoi se duke ruajtur të paprekur konsideratën më të lartë për fjalën e lirë, për misionin e shtypit dhe për profesionin e nderuar të gazetarit, e konsideron ngjarjen si një precedent të rrezikshëm dhe ogur të keq që mund t'i hapë rrugë një epidemie të panjohur më parë në gazetarinë e shkruar shqiptare.
"Do t'i drejtohem Gjykatës, i bindur se nuk do të kem përballë asnjë gazetar, por një apo më shumë keqbërës ordinerë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me principet e shenjta të shtypit të lirë. Dhe këtë do ta bëj, jo i nxitur nga motive personale, por i bindur se duhet dhënë një mësim për të gjithë "vrasësit me pagesë", që mund të shkrehin sërish armët dhe të cënojnë pa u ndëshkuar jetën dhe lirinë e tjetrit" thekson Patozi.