Nesër, 1/8 e finaleve të Kupës së Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë rinis me fazën e 1/8 të finaleve ose turi i tretë, sic konsiderohet me një gjuhë më të thjeshtë. Takimet e vajtjes do të zhvillohen të mërkurën, më 25 tetor, ndërsa ato të ardhjes më 22 nëntor 2006. Në këtë fazë të Kupës së Shqipërisë do të vihen përballë njëra-tjetrës 12 ekipe të Kategorisë Superiore dhe katër skuadra të Kategorisë së Parë. Në turin e parë paraeliminator morrën pjesë skaudra të Kategorisë së Dytë të cilat u ndanë në dy grupe me nga 12 ekipe. Pas fazën e dytë eliminatore, që u zhvlluan me fitueset e cifteve të këtyre grupeve, ekipeve të kualifikuara iu shtuan edhe ato të Kategorisë së Parë. Në fazën e tretë të Kupën Shqipërisë morrën pjesë ekipet e Kategorisë Superiore.
Duke iu rikthyer ndeshjeve të këtij turi, ciftet janë tërheqëse dhe në ndeshjet e para mund të pritet edhe ndonjë surprizë tip "Cakrani".
Në grupin e parë Elbasani i Luan Deliut, nuk dëshiron të tolerojë aspak fqinjët e Turbinës së Cërrikut në fushën e këtyre të fundit. Dinamo, 13 herë fituese e Kupës, tashmë endë në dilemën e emrit të trajnerit të ri, do të ketë një transfertë të vështirë në Korcë kundër Skënderbeut vendas që deri më sot nuk njeh humbje në fushën e tij. Të dy ekipet janë ndeshur me njeri-tjetrin edhe në edicionin e kaluar, ku ishte Dinamo ajo që u kualifikua pas dy takimeve.
Në Krujë do të rikthehet edhe një herë ndeshja e javës së parë të kampionatit. Kastrioti vendas do të përballet me Besën e Kavajës, por kësaj rradhe trajnerët e dy ekipeve janë të ndryshëm: Haxhiaj ka zënë vendin e Hysit dhe Daiu atë të Likës. Ndeshja e katërt e grupit të parë është Flamurtari-Shkumbini që do të luhet në fushë asnjëanëse për shkak se fusha e Vlorës është e dënuar. Kjo ndeshje do të luhet në "Adush Muca" të qytetit të Ballshit. Dy ekipet janë përballur në javën e parë të kampionatit në Peqin, dhe ishte Shkumbini ai që doli fitues (2-1) pas dy gafave të portierit vlonjat Estref Billa.
Në grupin e dytë, fituesit në fuqi të trofeut, Tirana do të luajë në Shijak ndaj Erzenit vendas. Për Tiranën në kujtesë vazhdon të mbetet humbja e hidhur me Cakranin (0-1). Në transfertë do të luajë edhe Partizani, mbajtësi i rekordit për fitimin e Kupës së Shqipërisë (15 herë). Të kuqtë e Bajkos, në fazën e mëparshme eliminuan me jo pak porbleme Gramozin e Ersekës (2-1, 2-2) do të përballen me Lushnjën. Luftëtari i Ilir Spahiut do të presë në fushën e vet finalisten e edicionit të kaluar, Vllazninë e gjermanit Ulrih Shulze. Të dy ekiuept po përjetojnë momente të mira në kampionat. Stafi gjirokastrit është i përgatitur për një hakmarrje pas humbjes 1-0 në javën e parë të kampionatit, që solli edhe shkarkimin e trajnerit Mustafa Hysi. Ndeshja tjetër e grupit është ajo midis Apolonisë dhe Teutës. Në ballafaqimin e tyre në kampionat pati jo pak probleme në lidhje me gjykimin dhe rezultatin përfundimtar të takimit që përfundoi në barazimin e kontestuar 2-2. Tekniku i Teutës, Starova do të gjejë në pankinën fierake jo më rumunin Dumitresku, por vendaliun Dhimitër Papuciu.
Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 14:00. Takimet e kthimit do të luhen më 22 nëntor.
Ja ciftet:
GRUPI 1
A Turbina-Elbasani
B Skënderbeu-Dinamo
C Kastrioti-Besa
D Flamurtari-Shkumbini
GRUPI 2
A Erzeni-Tirana
B Lushnja-Partizani
C Luftëtari-Vllaznia
D Apolonia-Teuta
TURI I KATËRT, 1 /4 FINALEVE
14-28 shkurt 2007
GRUPI 1
I. D/1-A/1
II. C/1-B/1
GRUPI 2
I. D/2-A/2
II. C/2-B/2
TURI I PESTË, 1 /2 FINALEVE
11-25 prill 2007
GRUPI 1
I/1-II/1
GRUPI 2
I/2-II/2
FINALJA
Fituesja e Grupit I-Fituesja e Grupit II