E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një basketbollist serb në përfaqësuesen e Kosovës

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Arben Krasniqi, ka vendosur që të thërrasë edhe një basketbollist serb të Kosovës për të qenë pjesë e skuadrës së tij në ndeshjet e turneut ndërkombëtar të basketbollit "Kupa e Mbretit Abdullah II" që do të mbahet në Jordani prej 16 deri më 24 nëntor të këtij viti. Serbi Nenad Stojanoviq ka gjasë që të jetë serbi i parë në historinë e sportit kosovar që të jetë pjesë e një skuadre përfaqësuese të Kosovës. Stojanoviq ende nuk ka dhënë përgjigjen nëse do ti bashkohet apo jo përfaqësueses së Kosovës, por trajneri i tij te skuadra Bambi (pjesëmarrëse në Superligën e Kosovës) ka premtuar se do të mundohet të bindë basketbollistin e tij që të pranojë ftesën.

Lista e përfaqësueses së Kosovës

Samir Shaptahoviq, Florian Miftari, Blerim Mazreku, Edis Kuraja(AS Prishtina) Valdet Graci, Dardan Berisha, Roland Beqiri (Peja) Nenad Stojanoviq (Bambi) Habib Ademi, Edmond Azemi, Anthony Drejaj, Granit Rugova, Fahri Breca, Ersid Luca (Sigal Prishtina), Ilir Selmani, Naim Haxha, Firet Hanxhiq (Trepca)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›