E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër Kuvendi i 9-të i PD. Berisha: Rama i ftuar si kryetar i PS

TIRANE- Berisha flet para Kongresit të 9-të Partisë Demokratike ku, 1260 delegatë demokratë do të votojnë për zgjedhjen e kreut të PD-së gjatë punimeve të këtij kongresi që nis punimet nesër, në orën 10.00, në Pallatin Kongreseve në Tiranë.

“Sot jam këtu për 2 momente të rëndësishme historike në jetën e Partisë Demokratike”, me këtë frazë ka nisur të prezantojë Kuvendin e 9 të PD nesër në orën 10:00, kryeministri Berisha. Ai është shprehur i bindur se delegatët do të votojnë për liderin e tyre, duke shpallur kështu edhe vayhdimin e mbajtjes së lidershipit të PD.
“Ky kuvend mblidhet pas një momenti tjetër historik, atë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, i dhame vendit zgjedhjet më dinjitoze më të mira në historinë e tij, kam besim se delegatet e kuvendit do të votojnë për anëtarët më të mirë, do të votojnë për kryetarin e tyre Sali Berishëën”.

Gjatë fjalës së tij Kryetari aktual i Partisë Demokratike njëherësh, kryeministri i vendit ka ftuar të marrë pjesë në këtë Kuvend edhe liderin e opozitës Edi Rama, i cili ditën e nesërme nis valën e re të protestave nga Durrësi.

"Nesër është një ditë fitoreje, mirëkuptimi për të gjithë. Ftesa ime është e haput për të gjithë ata që procedurat burokratike nuk kanë mundur tua dërgojnë ftesat. Zoti Rama është i ftuar në Kuvend si lider i Partisë Socialiste”, u shpreh Berisha.

Ndërsa kundërshtimin që opozita i bëri moratoriumit të skafeve, Berisha e përktheu si avokati nga ana e opozitës. Berisha i akuzoi opozitarët që po mbronin interesat mefioze.

“Opozita ngrihet kundër ligjit antimafia, një lig jetik, ky ligj zgjeron ndjeshëm dhe garanton liritë dhe të drejtat e shqiptarëve.
Ka gjë më të turpshme se të ngrihesh dhe të mbrosh mafien, më vjen keq që opozita bëhet avokate e këtyre interesave, nuk do të ketë forcë që të pengojë luftën tonë me zero tolerancë ndaj mafies dhe trafiqeve të saj”, u shpreh Berisha.

Duke u ndalur në analizën e Partisë Demokratike, kreu aktual i saj është shprehur se kjo parti e themeluar para 19-vjetësh, ka mundur ti rezistojë kohës duke udhëhequr akoma këtë vend. Kjo parti lokomotivë e lirive do të dijë ta drejtojë vendin drejt integrimit u shpreh Berisha.

"Së pari PD u themelua 19 vjet më parë si sintezë e kuraojos guximit të studentëve shqiptarë, mendimit intelektual më të avancuar, 19 vjetori i PD që lindi në zjarrin, në oqeanin e ndjenjave, aspiratave demokratike të të rinjve u festua në 8 dhjetor më madhërishëm se kurrë ndonjëherë ndonjë përvjetor, u festua nga gjysmë milion shqiptarë që mbushën shëeshin Skenderbej.
PD u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, ajo vjen sot krenare se në përkushtimin e saj që të garantoje në Shqipëri liritë dhe të drejtat e njeriut, të ndërtoja në Shqipëri një demokraci funksionale. Shqipëria në drejtimin e PD lokomotivë e lirive dhe të drejtave njerëzre, u bë vendi i lirimit dhe mbledhjes së manifestimeve. PD vjen në këtë përvjetor më krenare se kurrëe, pasi ajo u identifikua në këto 19 vjet si lokomotivë e integrimit të Shqipërisë në instancat euroatlantike“, u shpreh Berisha.

Arritjet e Partisë Demokratike, Berisha ua ka adresuar në radhë të parë të gjithë të rinjve, pa mbështetjet e të cilëve ai nuk do të mundte të ecte përpara.

“Mirënjohja ime e pakufishme shkon gjithnji tek rinia shqiptare, pa luftën dhe përpjeket e së cilës nuk do kishim fitoren në vite. Asgjë nuk më gëzon më shumë në përpjekjet e mia sesa mbështetja e tyre, ky do jetë mandati i të rinjve shqiptarë”, u shpreh kreu i PD.

(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›