Berisha dënon sulmin: Shërim të shpejtë Berluskonit
Kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së mbajtur për shtyp për anoncimin e nisjes së punimeve të Kuvendit të 9-të të PD, ditën e nesërme ka shprehur keqëardhjen e tij për sulmin ndaj homologut të tij Silvio Berluskoni. Duke i uruar shërim sa më të shpejtë Berisha ka dënuar sulmin.
Duke përfaqësuar reagimin e politikës shqiptare për sulmin ndaj kryeministrit italian Silvio Berluskoni, homologu i tij Sali Berisha i ka uruar shërim sa më të shpejtë duke dënuar aktin e dhunës.
Berisha ia ka lënë zgjidhjen e cështjes në dorë, policisë italiane, duke shprehur keqëardhjen edhe në emër të gjithë shqiptarëve.
“I uroj shërim sa më të shpejtë mikut të Shqipërisë Silvio Berluskoni, pasi pak orë më parë u agresua nga një i cekulibruar, të cilin do ta saktësojë policia italiane. Unë shpreh ndjenjat më miqësore të gjithë shqiptarëve ndaj këtij miku të madh, europiani të madh, mikut të gjithë shqiptarëve”, deklaroi kryeministri Berisha.
(m.a/BalkanWeb)