Nesër Samitii SarajevësMeta u nis në Bosnjë
TIRANE-Nesër më 2 Qershor në Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës do të mbahet takimi i nivelit të lartë BE-Ballkan Perëndimor nga ku pritet të rikonfirmohet perspektiva europiane të rajonit dhe të mbështetjes së BE ndaj kësaj perspektive.
Me këtë rast, sot zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u nis sot për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë që nis nga nesër.
Zyra për shtyp e Ministrisë së Jashtme bëri të ditur se ky takim që zhvillohet në kuadër të 10-vjetorit të Samitit të Zagrebit, pritet të bëjë një vlerësim të progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset e integrimit Evropian, si dhe të rikonfirmojë perspektivën e qartë evropiane të këtyre vendeve.
Ashtu sic shkruan sot në një speciale Deutsche Welle, gjithcka nisi kur në nëntor të vitit 2000, në samitin e Zagrebit, të zhvilluar menjeherë pas krizës së Kosovës, Ballkanit Perëndimor iu ofrua perspektiva e kalimit nga zgjidhja e konflikteve në atë të Marrëveshjeve të Stabilizim-Asocimit me BE, vetëm optimistët përfytyruan se ku do të kishte arritur kjo perspektivë 10 vjet më pas. “Progresi i këtyre vendeve, ndonëse jo i njëtrajtshëm, në vitin 2010 shfaqet me zbatimin e MSA, liberalizimin e vizave apo kërkesat për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Pikërisht bilancin 10 vjeçar të ecurisë dhe rrugës së përbashkët për të përballuar sfidat e radhës drejt integrimit pritet të bëjë takimi i nivelit të lartë i 2 qershorit në Sarajevë”.
Takimi i nivelit të lartë të Sarajevës pritet të jetë jo vetëm një rikonfirmim i mbështetjes së BE ndaj gjithë rajonit që aspiron të jetë një ditë anëtar i tij. Medalja ka edhe anën tjetër: angazhimin e vendeve të rajonit për të përmbushur kërkesat dhe kriteret e BE-së për progres në këtë process”, citon Deutche Welle.
Në konferencën e Sarajevës është paralajmëruar se do të marrin pjesë 48 delegacione nga vendet e rajonit, përfaqësues të BE-së, të Shteteve të Bashkuara, të Rusisë dhe të Turqisë. Pjesëmarrja është konfirmuar edhe nga përfaqësuesja e BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Kethrin Eshton, si dhe nga komisionari për zgjerim, Shtefan Fyle, si dhe ministrat e jashtëm të Italisë, Franko Fratini, dhe ai spanjoll Anguel Moratinos. Në cilësinë e mysafarit do të jetë prezentë edhe zëvendëssekretari amerikan i ShtetitJames Steinberg dhe ai Turqisë Ahmet Davutoglu. Në Sarajevë do te jete edhe shefi i diplomacisë britanike William Hague, shkruan gazeta "Dnevni avaz". Ministri gjerman Guido Westerwelle më herët kishtë njoftuar se nuk do të merrte pjesë.
Në konferencë është ftuar dhe Kosova e cila do të përfaqësohet si shtet më vete e barabartë me shtetet e tjera pjesmarrëse duke I dhënë kështu shteti të ri një sinjal pozitiv.
(d.b/BalkanWeb)