Kufijte e brishte dhe kontrabanda
Arton Konushevci
Autoritetet e rendit te Kosoves kane kerkuar nga misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit, EULEX, qe te forcoje me shume kontrollin e pikave kufitare ne veri te Kosoves. Ushtruesi i detyres se drejtorit te Policise Kufitare, Shaban Guda, thote se pergjegjesine me te madhe per kontrollin e kufijve ne veri te Kosoves, e ka policia e EULEX-it dhe KFOR-i. Sipas tij, ceshtja e sigurise se kufijve ne pjese veriore te Kosoves vazhdon te jete e brishte. "Kontrolli dhe mbikeqyrja e kufirit ne pjesen veriore te Kosoves ende eshte e brishte. Policia e Kosoves eshte edhe me tutje ne ato dy pika te kalimit te kufirit, por eshte ne sistemin e komandes se unifikuar te EULEX-it. Ende nuk e kemi kontrollin e plote. Ende kalimi neper ato pika te kalimit te kufirit, nuk behet me standarde te kerkuara te kontrollit kufitar", thote Guda.
Ndersa, drejtori i Doganave te Kosoves, Naim Hurglica, thote se kalimet ilegale te kufijve, kontrabanda e mallrave te ndryshme, si dhe moskontrollimi i duhur i kufijve nga ana e organeve shteterore te vendit, bejne qe kufijte e Kosoves ne veri te mos jene te sigurt ne masen e duhur. "Ne kemi qasje pjeserisht ne pjesen veriore te Kosoves dhe me aksione 24-oreshe po mundohemi ta ndalojme ate kontrabande. Por, nje fakt qe nuk mund ta mohoj eshte mungesa e doganiereve ne ato dy pika kufitare le hapesire qe ende nje pjese e atyre mallrave te kontrabandohet", sqaron Hurglica.
Sipas Hurglices, nga brishtesia e kufijve dhe kontrabandimi i mallrave, buxheti i Kosoves humb deri ne 15 milione euro ne vit. "Pervec derivateve te naftes, kemi edhe nje sasi te barnave qe kontrabandohet. Askush nuk mund te thote me nje vertetesi te plote se jane keto mallra, ose nje pjese e atyre mallrave serish kthehet mbrapa ne Serbi, po vleresimet shkojne qe ato humbje ikin prej 12 deri ne 15 milione euro ne vit", deklaron Hurglica.
Sipas ushtruesit te detyres se drejtorit te Policise Kufitare, Shaban Guda, edhe ne vijen e gjelber ne kufi me Serbine, kontrabanda eshte e theksuar. "Edhe ne vijen e gjelber patrullojme bashkerisht me KFOR-in, ose ne situata kur KFOR-i na lejon edhe ne menyre vetanake te bejme patrullim edhe ne kete pjese ne veriun e Kosoves, ne kufi me Serbine kontrabanda eshte e theksuar", thote Guda.
Analistet politike kane konstatuar se fundmi se kercenimet e njepasnjeshme, si krimi i organizuar dhe kontrabanda, por edhe kalimet e kufijve pa lejen e autoriteteve te vendit po e cenojne ne menyre permanente shtetin e Kosoves. Ata thone gjithashtu se tejkalimi i sfidave serioze te sigurise ne Kosove, duhet te behet me nje pune me serioze, gje qe, sipas tyre, aktualisht nuk eshte duke ndodhur. REL