E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër Silvano në Apolloni, një opera në tre brigje

Tiranë, 1 shtator, NOA Do të nisë nesër në Apolloni shfaqa e operës premierë Silvano e kompozitorit të madh verist Pietro Mascagi. Vënia në skenë e një vepre të tillë është mundësuar nga ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferaj dhe shfaqa do të bëhet në Odeonin e Apolonisë.

Projekti është dhe më interesat duke qenë se e njëjta shfaqe do të paraqitet dhe në Greqi dhe në Itali.

Organizatorët e këtij Projekti, kanë hartuar një kalendar, i cili përveç shfaqjes në Apolloni, parashikon edhe dy të tjera, më datë 5 shtator në Piazza Duomo, në Cerinjola Provinca e Foxhias në Itali dhe më datë 7 shtator, në Teatrin e Korfuzit në Greqi.

Për këtë ngjarje nesër në sallën e MTKRS zëvendësministrja e Kulturës Suzana Turku do të japë një konferencë për mediat.

Opera Silvano, është shkruar ne vitin 1895 nga Mascagni me porosi të shtëpisë botuese Sonsogno, e cila ia kishte propozuar kompozitorit këtë projekt si një temë që zhvillohet në një qytet bregdetar, ku dallohet aroma e Adriatikut.

a.k/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›