Tolerancë zero për vajzën e ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, vodhi në një dyqan kozmetike

Nju Jork, 2 Shtator NOA- Është zbatuar toleranca zero në drejtim të vajzës së ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudolph Giuliani nga ana e gjykatës njujorkeze, e cila është kapur në befasi teksa po vidhte në një dyqan kozmetike në Manhatan.
Caroline Giuliani, 21 vjeç, u dënua me një ditë të vetme punë të detyruar. Rudolph Giuliani u bë i njohur në vitet 1990 për politikën e tij të tolerancës zero dhe kjo kundrejt krimit.
Gjykatësi, pasi konfirmoi vendimin, i tha Carolinës: Qëndro larg telasheve dhe evito një arrestim tjetër.
Në fillimin e muajit gusht 21-vjeçarja është kapur në befasi
teksa po merrte fshehurazi produkte në një dyqan kozmetke në një lagje të
Manhatan.
Caroline, studente për teatër në Harvard, mund të themi se ia ka dalë
mbanë me këtë dënim ndërsa për babin e saj Rudy një ndëshkim i tillë ishte me
të vërtetë i vështirë për tu kaluar.
r.b/NOA