E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër afati i fundit, edhe PDvijon takimet konsultative

TIRANE- Nesër është afati i fundit i regjistrimit të Koalicioneve parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe PD e PS, dy partitë më të mëdha pritet të respektojnë këtë afat.

Kampi i majtë, por dhe i djathtë këto ditë kanë janë të përfshirë nga ethet e krijimit të koalicioneve i cili do tu sigurojë fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Berisha kërkon të marrë mandatin e tretë të qeverisjes, ndërsa e majta e drejtuar nga kreu i PS-së Edi Rama kërkon rotacionin duke e nxjerrë PD-në në opozitë, pas 8 viteve qeverisje.

KAMPI I MAJTE, PBDNJ ME PS, PRITET DHE AK 
PS firmos sot marrëveshjen e koalicionit me LSI-në,  ndërsa zyrtarizoi marrëveshjen me PBDNJ-në e Vangjel Dules. Pritet firmosja edhe me PSD e Skënder Gjinushit dhe PDS-në e Paskal Milos. Burimet brenda PS-së bëjnë të ditur se parimisht krerët e këtyre partive kanë rënë dakord për bashkëpunim parazgjedhor me PS-së por ende nuk ka detaje specifike të këtij bashëkpunimi i cili pritet të zyrtarizohet po sot.

Po burime nga PS bëjnë të ditur se kanë vazhduar deri mbrëmë vonë negociatat intensive mes PS e Aleancës Kuq e Zi të Kreshnik Spahiu rreth një bashkëpunimi të mundshëm i cili sot pritet të marrë përgjigje përfundimtare.

KAMPI I DJATHTE
Partia Demokratike vijon sot takimet me përfaqësues të partive të vogla, në kuadër të formalizimit të aleancave parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Grupi negociator i mandatuar për këtë qëllim nga kryesia e Partisë Demokratike të shtunën e 20 prillit , i përbërë nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode dhe nga juristi, Oerd Bylykbashi janë takuar në selinë e PD-së me kryetarin e partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, ,me kryetarin e Partisë Agrare Ambjentaliste, Lufter Xhuveli, me kreun e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi. 

Ndërsa aleatët traditcionalë PR, PLL, PBK, PBKD, PBLD s’kanë ndërmend të lëvizin nga koalicioni me Berishën. Kreu i mazhorancës ka mundur të tërheqë në aleancë dhe PDK e Ndokës, por dhe LZHK e Shehit, deri më tani larg të gjitha koalicioneve parazgjedhore për 15 vite me radhë.

Mësohet se deri më tani Berisha ka mundur të mbledhë 28 parti aleate, ku bashkë me PD bëhen 29 parti, që do bashkojnë forcat përballë koalicionit të madh të opozitës të drejtuar nga PS me 43 parti.

Kryetari i mazhorancës në mbledhje kryesie PD të së shtunës deklaroi se do të ftojë në koalicion ish-presidentin, tashmë dhe kreun e FRD Bamir Topi, por një ditë më pas nga Korça kreu i FRD Topi tha se nuk do bënte koalicion me partitë e vjetra dhe se në zgjedhje do dalë si parti e vetme.

Ende mbetet në mëdyshje vendosmëria e kreut të LDK Nikollë Lesi për të “ndërruar” ambient e për të kaluar në koalicionin opozitar. Lesi do mbledhë pasdite kryesinë e partisë së tij.

Berisha ka arritur akordin dhe me çamët e PDIU të drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

PARTITE NE KOALICION ME RAMËN
Partia Socialiste Edi Rama
Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta
Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule
Partia Socialdemokrate, Skënder Gjinushi
Partia Demokracia Sociale, Paskal Milo
Partia Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela
Partia Komuniste Shqiptare, Qemal Cicollari
Partia e Punës Shqiptare e Reformuar, Marko Dajti
Partia Komuniste Shqiptare 8 Nëntori, Preng Çuni
Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar, Zane Llazi
Partia për Prosperitet dhe Demokraci, Izeir Fetahu
Partia Socialiste e Vërtetë 91, Petro Koçi
Partia Socialiste e Moderuar, Gjergj Koja
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Gjet Ndoj
Partia për Unitet Kombëtar, Idajet Beqiri
Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Astrit Kosturi
Partia e Gjelbër Edlir Petanaj
Partia e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi
Partia G99 Ervin Mete
Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
Partia për të Drejtat e Emigrantëve Ymer Kurti
Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola
Partia Kristiandemokrate Dhimitër Muslia
Partia Reformatore Demokratike Skënder Halili
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë Avdi Keçi
Partia Demokratike për Integrim e Prosperitet Halil Seitaj
Partia e Punës së Shqipërisë- Muharrem Xhafaj
Partia Social Punëtore e Shqipërisë Ramadan Ndreka
Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar Spartak Dobi
Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara Afrim Jeshili
Partia Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane Valentin Mustaka
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë Selami Jenisheri
Partia Mendimi i Djathtë Liberal M.Lici
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim Nikolin Staka
Partia Ambjentaliste Nasi Bozheku
Partia Shqiptare Atdheu Kreshnik Osmani

Në Përfundim të negociimit
Aleanca Kuq e Zi Kreshnik Spahiu
Partia Aleanca Popullore Artur Dojaka
Partia Aleanca e Maqedonasve Edmond Themelko
Partia Lëvizja Demokristiane Nikollë Lesi
Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati
Partia Aleanca për Demokraci e Solidaritet Gaqo Apostoli

Mbështetje
Shoqata e ish-ushtarakëve të Liruar dhe në Rezervë Mehdi Pogaçe

PARTITE NE KOALICION ME BERISHEN
Partia Demokratike Sali Berisha
Aleanca Demokratike Arben Demeti
Aleanca Evropiane Ekologjike Saza Guri
Bashkimi Liberaldemokrat Arjan Starova
Partia Agrare Ambjentaliste Lufter Xhuveli
Partia Aleanca Popullore Fatjon Softa
Partia Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi
Partia Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi
Partia Demokracia e Re Evropiane Koçi Tahiri
Partia Për drejtësi dhe Unitet Shpëtim Idrizi
Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re Fatmir Hoxha
Partia Konservatore Armando Ruço
Partia Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia
Partia Demokristiane Nard Ndoka
Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
Partia Republikane Shqiptare Datmir Mediu
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi
Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen Kristo Kiço
Partia Forca Albania Iledin Pilati
Partia Lëvizja Shqipëria e Re Edmond Vlashaj
Partia Për mbrojtjen e të Drejtave të Puntorëve Kadri Isufi
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Shefqet Musaraj
Partia Aleanca Kombetar Krenar Tahiri
Partia Emigracionit Shqiptar Kostaq Papa
Partia “Emigracioni Shqiptar” Xhavit Zhuzhi
Partia e Prosperitetit Demokratik Yzeir Fetahu
Partia "Rruga e Vërtetë Shqiptare" Muharrem Doda

Në zgjedhjet e fundit parlamentare (28 qershor 2009) konkuruan katër koalicione zgjedhore. "Aleanca e Ndryshimit" ishte formacioni më i madh i përbërë nga 10 parti të djathta; koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim", përbëhej nga 5 parti; ndërsa Aleanca "Poli i Lirisë" dhe "Aleanca Socialiste për Integrim", grupuan secila nga 6 parti.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›