Berisha befason: Guroret në Krujë i ka bërë Edi Rama (po ti pse nuk i zhduk?)
Shpesh e kemi dëgjuar kryetarin e Partisë Socialiste që të denoncojë masakrën që është bërë rreth Krujës nga guroret, por edhe nga fabrikat e çimentos.
Edi Rama është shprehur se këtë masakër nuk e kanë bërë as pushtuesit në Shqipëri.
Në të vërtetë pamja është shokuese.
Për tetë vjet me radhë kjo qeveri nuk ka pasur guximin që të mbrojë ambientin e njërës prej zonave më të bukura dhe më turistike në Shqipëri.
Por për çudi, sot kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se këto gurore i ka bërë Edi Rama me klanet e tij të betonit në Tiranë.
Duket sikur ky njeri jeton në një planet tjetër dhe mendon se njerëzit janë të gjithë budallenj.
Po ju kryeministër, çfarë keni bërë këto tetë vite?/ep