E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni PS-LSI, Rama pasditefirmos me Metën në Shkodër

SHKODER - Sot pasdite Rama do të udhëtojë drejt Shkodrës ku do të firmoset marrëveshja për koalicion parazgjedhor me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Marrëveshja do të firmoset sot pasdite nga kreu i PS-së Edi Rama dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në një ceremoni të veçantë në qytetin e Shkodrës. Marrëveshja PS - LSI do të nënshkruhet në qytetin verior pasi aty do të nisë sot paradite dhe një konferencë rajonale e Partive Socialiste Europiane me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të së majtës së Ballkanit.

Burime pranë PS-së dhe LSI-së bëjnë me dije se firmosja e marrëveshjes përpara drejtuesve evropianë socialistë, është zgjedhur në shenjë vlerësimi për thirrjet e vazhdueshme që ata patën në adresim të Ramës e Metës për bashkimin e tyre në koalicion parazgjedhor.

Pakti bilateral Rama-Meta vjen në një moment kur regjistrimi i koalicioneve për në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vend, po shkon drejt limiteve, pasi afati i fundit për dorëzimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Koalicioneve Zgjedhore. është 23 prilli (nesër) dhe PD e PS kanë thënë se do ta respektojnë këtë afat.

Sot në mesditë me firmosjen e koalicionit me Vangjel Dulen e PBDNJ-së, Rama tha se koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” do zgjerohet dhe më tej.

(sg/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›