E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër marshohet në Prizren

Dënimi i dukurisë së korrupsionit do të jetë arsyeja pse në Prizren do të marshohet më 5 mars. Ky marsh është i thirrur nga Qendra e Prizrenit e Lëvizjes Vetëvendosje!

“Nesër, e martë, 5 mars 2013, ora 13:00, Qendra e Lëvizjes VETEVENDOSJE! në Prizren organizon Marsh Protestues për gjendjen e krijuar në Komunën e Prizrenit si pasojë e korrupsionit të pandalshëm të Kryetarit Muja, së fundi dhe me aktakuzë të ngritur për abuzim me detyrën, dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj komune”, njofton kjo lëvizje

Sipas organizimit, marshuesit do të mblidhen në sheshin Shadërvan, për të vazhduar më pas marshin deri te Shtëpia e Bardhë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›