Jankullovska: Vazhdon identifikimi i personave

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, tha sot se Policia po vazhdon me identifikimin e personave që kanë marrë pjesë në protestat e ditëve të kaluara. Ajo gjithashtu ka shtuar se ka një përparim të caktuar në këtë drejtim.
Numri një i Policisë ka njoftuar se edhe më tej po zhvillohen biseda me dëshmitarë të cilët, ka theksuar ajo, mund të ofrojnë ndihmë për kapjen e personave që janë përfshirë në incidente, transmeton Zhurnal.
Jankullovska tha se i gjithë ky aksion policor po zhvillohet për t’i kapur të gjithë ata që kanë dëmtuat pronat qofshin ato shtetërore apo private, por edhe për të ndëshkuar ata që janë përleshur me policinë./Indeksonline/