Hakerët sulmojnë serverat e NATO-s

Një grup i hakerave i quajtur “Anonymous”, tha se është futur në serverët e kompjuterave të NATO-s.
Grupi ka publikuar dy dokumente zyrtare të NATO-s, duke thënë se “kemi material të mjaftueshëm të kufizuar… Në ditët e ardhshme, prisni të dhëna interesante”.
Agjencia gjermane e lajmeve “DPA”, ka cituar një zyrtar anonim të NATO-s të ketë thënë se aleanca është në dijeni për thyerjen në server dhe se i ka dënuar ato.
“Anonymous” është njohur për sulmet në internet. Disa anëtarë të dyshuar janë arrestuar për këtë në Britani, Holandë dhe së fundi edhe në SHBA.