E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 30 tetor 1960 Maradona

Diego Armando Maradona u lind me 30 tetor të vitit 1960 në Villa Fiorito, sot Partido Lomas de Zamora, krahina e Buenos Airesit, Argjentinë. I njohur edhe si El pibe de oro (fëmija i artë), mendohet nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Në vitin 1986 me skuadrën kombëtare të Argjentinës fitoi kupën e botës dhe në vitin 1990 skuadra argjentinase ishte nënkampione bote. Në vitin 1989 Maradona fitoi me Klubin e Napolit Kupën UEFA, dhe në vitet 1987 dhe 1990 titullin kampionë të Italisë. Më 20 tetor 1976 Maradona bëri debutimin profesional me Argentinos Juniors, dhjetë ditë para datëlindjes së tij të gjashtëmbëdhjetë. Ai luajti atje në vitet 1976 deri 1981, para transferimit te Boca Juniors. Pas Kupës së Botës 1982, në qershor, Maradona u transferua te Barcelona në Spanjë për një rekord botëror.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›