Bosnja e Serbia kordinojnë hetimet për sulmin në ambasadë

Bosnja njofton bashkëpinimin me Serbinë, në hetimet e sulmit kundër ambasadës amerikane në Sarajevë. Sadik Ahmetoviç, nga ministria për siguri, deklaroi për reporterët në Sarajevë se “ky sulm kundër ambasadës amerikane është një sulm terrorist dhe autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës së bashku me autoritetet serbe po kordinohen në procesin e hetimit”. Më herët, policia në Serbi tha se ka arrestuar 15 persona që dyshohet se i përkasin një sekti islamist në Sanxhak, në jug të Serbisë.
Gjatë sulmit, një person i cili ka qëlluar në drejtim të Ambasadës Amerikane në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës u vra nga një snajper i policisë. Dëshmitarë në vendngjarje thanë për Reuters se policia ishte përpjekur të rrethonte agresorin, i cili mbante në dorë një armë të tipit kallashnikov. Një video e transmetuar nga mediat në Sarajeve tregon një burrë që mbante një veshje karakteristike të besimtarëve myslimanë, dhë në duar mbante një armë automatike.
Gjithashtu dy policë mbetën të plagosur nga plumbat e agresorit”, megjithatë në pamjet e transmetuara nuk shihet që agresori të ketë qëlluar. Policia po heton për 15 të dyshuar që mund të kenë lidhje me një grup radikal hapi zjarr në ambasadën amerikane në Bosnje.
Zyrtarët e ministrisë së brendshme serbe thanë se të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në tre qytete në Serbinë jugperendimore me komunitete kryesisht myslimane. Ata thanë se bastisjet kishin si objektiv mbështetësit e lëvizjes Vahabi, një degëzim strikt konservator i Islamit që dominon në Arabinë Saudite.