Nesër në 10:00, “ACR” në Peshkopi për bisedime

Përfaqësuesit e “ACR”, do të jenë nesër në orën 10:00, në prefekturën e qytetit të Peshkopisë, në pritje për të biseduar me përfaqësinë e minatorëve.
Më herët kryetari i bashkisë së Bulqizës ka njoftuar zhvillimin e takimit në prefekturën e Peshkopisë, ndërkohë që komisioni i grevës së minatorëve, po zhvillon takimin me minatorët për të vendosur nëse do të jenë ose jo të pranishëm në takimin që do të zhvillohet nesër.