Togat e zeza fitime në toka dhe bashkëpronarë në ndërtime
10/08/2011 ILDKP zbardh deklaratat e pasurisë së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë
Shumica e zyrtarëve të drejtësisë jetojnë në një apartament, më pak prej tyre kanë dy apartamente dhe më pak akoma kanë vila. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në deklaratat e tyre të pasurive për vitin e kaluar janë treguar mjaft strikt në deklarimin e pasurisë të publikuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive një ditë më parë. Por viti që lamë pas duket se ka qenë i mbarë për togat e zeza, ku pjesa më e madhe e tyre ka mundur të kursejë nga të ardhurat e pagës vjetore. Bien në sy gjyqtarë që kanë investuar në fushën e ndërtimit. Ndërsa një pjesë e togave të zeza vitin e shkuar kanë nisur të shfrytëzojnë tokat e blera, kryesisht në periferi të Tiranës, duke u shndërruar edhe si bashkëpronarë me firmat e ndërtimit.
Deklaratat e pasurive
Në vëzhgimin e bërë për vitin 2010 kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, në deklaratën e saj të pasurisë thekson se të ardhurat e saj familjare janë 10 mijë euro, nga këto vetëm 5 mijë euro ka arritur të kursejë gjatë vitit të kaluar. Nga kjo shumë shefja e togave të zeza deklaron se 5 mijë i ka në gjendje cash, ndërsa 5 mijë të tjerat ia ka dhuruar vajzës së saj Selvi Beçaj. Shpresa Beçaj deklaron se të ardhurat e saj nga paga si kryetare e Gjykatës së Lartë për vitin e kaluar kanë qenë rreth 2 milionë lekë të reja, nga bordi i ZABGJ-së kanë qenë 91800 lekë reja dhe 64500 lekë të reja ajo i ka përfituar nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës.
Ariana Fullani
Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë dhe bashkëshortja e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ariana Fullani në deklaratën e saj të pasurisë për vitin 2010 thekson se zotëron sipërfaqe 3800 m2 tokë në Farkë të Madhe, Tiranë, për të cilën ka lidhur kontratë me kompani ndërtimi për godinat e reja që do të ngrihen mbi këto troje. Si përfitim Fullani thekson se merr nga këto kontrata 35 për qind të sipërfaqes së secilit prej ndërtimeve. Shkollimi i fëmijëve të çiftit Fullani për 2010-n ka kushtuar 18 mijë e 132 euro, ndërsa thekson se nga kredia e marrë në Bankën e Shqipërisë për blerje apartamenti ka për të shlyer edhe rreth 10 milionë të reja. Gjithashtu Ariana Fullani deklaron se ka dhe një detyrim prej 6 milionë lekësh të reja për t’u shlyer tre personave fizikë për blerje toke me sipërfaqe 840 m2 dhe ndërtesë 80 m2 të deklaruara në vitin 2008.
Evelina Qirjako
Anëtarja e Gjykatës së Lartë dhe ish-avokatja Evelina Qirjako duket se kryeson në listën e gjyqtarëve më të pasur. Qirjako deklaron shtim të të ardhurave nga qiratë e pronave në vit me vlerën 54 mijë e 721 euro dhe 600 mijë lekë të reja. Gjyqtarja e Lartë numëron disa apartamente në zonat më të preferuara të Tiranës, ku për pjesën më të madhe të tyre ajo përfiton shuma të mëdha në qira. Gjithashtu bie në sy dhe kalimi i 200 mijë eurove nga njëra bankë në një tjetër.
Shpresa Beçaj
- 10 mijë euro kursime për vitin 2010 nga të ardhurat familjare.
- 5 mijë euro në gjendje cash.
- 5 mijë euro dhuruar vajzës.
- 2 milionë e 58 mijë e 685 lekë paga vjetore si kryetare e Gjykatës së Lartë.
- 91800 lekë të reja të ardhura nga bordi i ZABGJ-së.
- 64500 lekë të reja të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës.
- 250000 lekë të reja të ardhura nga paga e bashkëshortit.
- Kredi për blerje apartamenti me afat 20-vjeçar.
- 324021 lekë të reja shlyer deri më 31 dhjetor të vitit 2010.
- 4063125 lekë të reja mbeten për t’u shlyer.
Ariana Fullani
- Shtesë në llogarinë bankare 5 milionë 134 mijë e 998 lekë.
- Pakësim në llogarinë bankare 3 mijë e 761 euro.
- Llogari rrjedhëse 61 mijë e 832 lekë.
- Llogari rrjedhëse në emër të djalit 1 mijë e 528 euro.
- Kontratë sipërmarrje për ndërtimin e objektit mbi truallin e deklaruar më parë me sipërfaqe 3800 metër katrorë në Farkë të Madhe, Tiranë, duke përfituar 35 për qind të sipërfaqes të secilit prej ndërtimeve të reja.
- Llogari bankare në emër të vajzës 40 mijë lekë.
- Llogari bankare në emër të djalit 40 mijë lekë.
- Paga si anëtare e Gjykatës së Lartë 1697128 lekë.
- Si anëtare e bordit të Zyrës së Administrimit Gjyqësor 91800 lekë.
- Paga dhe shpërblime të bashkëshortit, Ardian Fullani, 6298248 lekë.
- Honorare të bashkëshortit nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë 2737800 lekë.
Kredi nga Banka e Shqipërisë për blerje apartamenti
- Shlyer 409 mijë e 291 lekë.
- Mbeten për t’u shlyer 10216104 lekë.
- Detyrim i palikuiduar tre personave fizikë për blerje toke arë me sipërfaqe 840 metër katrorë, truall 250 metër katrorë dhe ndërtesë 80 metër katrorë në shumën 6 milionë lekë.
- Shlyerje detyrimi për arsimimin e djalit 3 mijë e 132 euro dhe 540 mijë lekë.
- Shlyerje detyrimi për arsimimin e vajzës 15 mijë euro.
- Katë krediti 3 mijë e 583 dollarë.
Evelina Qirjako
- Apartament banimi 14367 m2 150 mijë euro.
- Shtuar likuiditetet nga qiratë që janë derdhur për pronën, deklaruar në deklaratën fillestare 29 mijë e 820 euro.
- Paguar për një muaj qira për pronën në Selitë të Tiranës 1500 euro.
- Tërhequr 200 mijë euro, të cilat janë derdhur në një tjetër bankë në datën 24092010.
- Paguar për blerjen e apartamentit 15 mijë euro.
- Gjendja në llogari pranë kësaj banke 19 mijë e 518 euro.
- Shtesë në llogarinë bankare nga të ardhurat nga paga dhe shpërblimet 1697128 lekë.
- Interesa nga depozita 1-mujore 1 mijë e 804 euro.
- Paguar pjesë për blerjen e apartamentit 23 mijë euro. (Kjo shumë u krijua nga konvertimi nga lekë në euro, të cilat ishin pranë kësaj banke, nga ku u krijua shuma prej 15 mijë euro si dhe 8 mijë euro nga llogaria gjendje e deklaruar më parë.)
- Gjendja në euro pas transaksioneve të kryera 528 mijë e 347 lekë.
- Shtesë nga qiraja e pronës te “Myslym Shyri” 10 mijë e 177 euro.
- Shtesë nga qiraja e apartamentit në “Dora d’Istria” 6 mijë euro.
- Shtesë nga qiratë e paguara nga një studio ligjore në apartamentin me sipërfaqe 85 metër katrorë 600 mijë lekë.
- Pakësuar për shpenzime personale 350 mijë lekë.
- Gjendja e llogarisë pas transaksioneve 1 milion e 10 mijë lekë.
- Shtesë nga pagesa e qirasë për apartamentin 107 m2 në Sauk 3 mijë 444 euro.
- Shtim likuiditetesh, tërhequr nga një bankë tjetër 200 mijë euro.
- Tërhequr për të paguar një pjesë të çmimit të apartamentit 50 mijë euro.
- Shtesë derdhje nga një shtetas i huaj, kthim huaje e marrë më datën 10.10.2008 60 mijë eurove.
- Shtesë si pagesë për qiranë e apartamentit 123 m2 3 mijë e 780 euro.
- Kalimi te llogaria e V. Terollit si pjesë e çmimit të shitblerjes së apartamentit të deklaruar në pikën 160 mijë euro.
- Gjendja e llogarisë pas kryerjes së transaksioneve 6 mijë e 8 euro.
Siç kam deklaruar edhe në pikën 4/b të kësaj deklarate, apartamentin e ndodhur në rrugën “Dora d’Istria” është dhënë me qira me 1 mijë euro në muaj. Qiramarrësi ka paguar për 6 muaj paradhënie.
- Të ardhurat nga paga neto si dhe shpërblimi 1 milion 697 mijë e 128 lekë.
- Të ardhurat nga qiratë në vit 54 mijë e 721 euro dhe 600 mijë lekë.
- Nga kontrata e sipërmarrjes, deklaruar në vitin 2009 kam pa paguar 125 mijë euro.
- Nga kontrata e sipërmarrjes për pronën në Selitë kam pa paguar 6750 euro.
Mirela Fana Edhe Gjyqtarja Mirela Fana renditet në listën e më të pasurve. Në deklaratën e saj për 2010-n ajo deklaron një apartament prej 103 metrash katrorë të shtuar në vlerën e 150 mijë eurove dhe një sipërfaqe toke prej 1000 metra katrorë zallishte në Karpen të Kavajës. Fana deklaron tre depozita bankare me afro 68 mijë euro dhe 510 mijë lekë të reja si dhe katër llogari në katër banka të ndryshme, që kapin shifrën disa mijëra euro. Gani Dizdari Gjyqtari i Gjykatës së Lartë në deklaratën e tij dorëzuar ILDKP-së për vitin 2010 thekson se ka një detyrim prej 1.8 milion lekë të reja për të shlyer ndaj firmës “Lura” për prenotimin e një apartamenti në gjirin e Lalëzit. Bashkëshortja e gjyqtarit Dizdari deklaron se ka prenotuar një apartament prej 99 metra katrorë me vlerën totale 94 mijë euro, ku në pagesën e saj kanë kontribuar bashkëshorti, babai dhe kushëriri i saj. Ardian Nuni Për anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Nuni viti i kaluar ka shënuar një shtesë prej 55 mijë dollarë, të siguruar nga paga dhe mësimdhënia në tri fakultete të Universitetit të Tiranës dhe në një privat, atë të Drejtësisë dhe të Ekonomisë. Nga paga vjetore si pjesë e Gjykatës së Lartë Nuni ka përfituar rreth 1.7 milion lekë, ndërsa bashkëshortja e tij ka siguruar rreth 1.5 milion lekë të reja nga puna e saj tek Avokati i Popullit. Aleksandër Muskaj Gjyqtari Muskaj në deklaratën e tij bie në sy ndryshimi i interesave private për vitin 2010, ku anëtari i Gjykatës së Lartë ka përfituar 100 mijë euro nga shitja e apartamentit të tij te diga e Liqenit me sipërfaqe 110,59 metra katrorë. Nga shitja e kësaj shtëpie gjyqtari Muskaj thekson se ka hapur një depozitë në bono thesari në Bankën e Shqipërisë prej 2750000 lekë të reja, ku për vitin e kaluar ka përfituar 270,876 mijë lekë të reja. Majlinda Andrea Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë në deklaratën e saj të zbardhur dje nga ILDKP-ja thekson se gjatë vitit të kaluar të ardhurat e saj janë shtuar me 10 mijë euro si rezultat i shitjes së autoveturës së bashkëshortit të saj. Nga paga e saj vjetore deri më 31.12.2010 gjendja në llogarinë bankare në bankën “Credins” është 700 mijë lekë të reja. Gjithashtu gjyqtarja Andrea deklaron se gjatë vitit 2010 ka hapur një tjetër llogari bankare prej 10 mijë eurosh në bankën “Intesa Sanpaulo”. Besnik Imeraj Gjyqtari Imeraj thekson në deklaratën e tij të pasurisë se vitin e kaluar ka shpenzuar 7 mijë euro për blerjen e autoveturës tip “Benz-270 CDI”, të regjistruar në emër të djalit të tij. Ndërsa vajzës vëllai i gjyqtarit i ka blerë një apartament në Vlorë, të cilin ia ka bërë dhuratë me vlerën 50 mijë euro. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë ka dhe një shumë prej afro 2.4 milionë lekë për të shlyer kredinë e marrë për blerje banese, që e ka deklaruar më parë.