Digjet në banesë fëmija 11-muajshe
10/08/2011 Shkrumbohet shtëpia trikatëshe në Malësi të Madhe. Në zi 4 familje me 13 anëtarë
Djegia e një banese trikatëshe në fshatin Palvar të komnës Qendër të rrethit të Malësisë së Madhe i ka marrë jetën një vajze 11-muajshe të familjes Gjeçaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së martë, në kohën kur vajza e vogël po flinte në dhomën gjumit, ndërkohë që të rriturit e familjes Gjeçaj ndodheshin në arë duke punuar. Kanë qenë fqinjët e familjes së shtetasit Beg Gjeçaj, pronar i ndërtesës, që kanë parë një zjarr të fuqishëm që shpërthente nga çatia dhe dritaret e banesës ku jetonin 4 familje me 13 anëtarë. Menjëherë fqinjët kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse dhe të zotët e shtëpisë dhe policinë, ndërkohë janë përpjekur të shuajnë flakët e zjarrit. Pjesëtarë të familjes Gjeçaj dhe forcat zjarrfikëse të Koplikut dhe më pas të Shkodrës janë përpjekur të futen në banesë për të shpëtuar vajzën e vogël, por çdo përpjekje e tyre ka qenë e kotë. Zjarri është përhapur me një shpejtë si të rrufeshme, duke shkrumbuar plotësisht pjesën e brendshme të banesës trikatëshe. Për pasojë, ka ndërruar jetë tragjikisht vajza 11-muajshe R. A. Gjeçaj. Sipas burimeve nga forcat zjarrfikëse, deri tani mendohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë në rrjetin e amortizuar elektrik në katin e parë të banesës. Banesa para viteve ’90 ka shërbyer si magazinë e ish-fermentimit të duhan-cigareve. Pas këtyre viteve ishte marrë nga familja Gjeçaj dhe ishte përshtatur si banesë. Në vendngjarje ka shkuar dhe nënprefekti i Malësisë së Madhe Sytki Ndrecaj, i cili ka theksuar se ngjarja ka qenë me të vërtetë tragjike, pasi familja Gjeçaj kishte humbur një fëmijë të vogël. Ndërkohë nënprefekti Ndrecaj ka theksuar se po bëhen të gjitha hapat e kërkuar për sistemimin e katër familjeve me 13 anëtarë, që tashmë ndodhen në qiell të hapur.