E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshonte për xhelozi, gruaja godet me sëpatë burrin

10/08/2011  Hyrije Bruka ka qëlluar në kokë dhe trup bashkëshortin e saj Qazim Bruka

Ngjarja në banesën ku jetonte çifti në zonën e ish-Kombinatit

TIRANE- Hyrije Bruka ka qëlluar me sëpatë bashkëshortin e saj Qazim Bruka. Konflikti në familjen Bruka kishte kohë që ishte nisur, por ditën e djeshme sherri ka degjeneruare deri në atë pikë sa 31-vjeçarja ka qëlluar me sëpata bashkëshortin e saj. Fatmirësisht, goditja nuk ka qenë e fortë dhe plaga në kokë dhe në trup nuk ka sjellë probleme në jetën e bashkëshortit të saj. Ngjarja është regjistruar në zonën e ish-Kombinatit “Josif Pashko”, ku në një banesë përdhese çifti Bruka është përfshirë nga një sherr që për pak nuk përfundoi në tragjedi. Sipas të dhënave policore, Qazim Bruka ishte punonjës si rojë nate në një firmë ndërtimi. Mesohet se herë pas here bashkëshorti kishte ngritur dyshime se burri e tradhtonte gjatë kohës që ai ndodhej në punë. Për një problem të tillë ata kishin pasur konflikte dhe më parë, por dje sherri ka degjeneruar akoma dhe më tepër, duke bërë që Hyrije Bruka ta godasë me sëpatë bashkëshortin e saj. Si pasojë e plagëve të marra në kokë dhe trup, ai është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, që kryen arrestin në flagrancë të 31-vjeçares, duke ngritur ndaj saj akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. Materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Tiranës.

Krimi në familje

Fenomeni i krimit në familje në Shqipëri sa vjen e rritet. Kushtet e vështira ekonomike apo një tradhti e vetme shërbejnë për një hakmarrje kriminale mes anëtarëve të familjes. Shumë raste janë denoncuar në polici, por në pamundësi për t’i mbajtur në mbikëqyrje të gjitha këto familje me probleme, policia nuk arrin të parandalojë në kohë një krim të tillë. Ndërkohë shoqata të ndryshme kanë hartuar një sërë planesh për shmangien e dhunës në familje, por, siç duket, ato kanë mbetur vetëm në kufirin e konferencave dhe asnjë hap më tej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›