E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër në “Selman Stërmasi”, homazhe për Ben Mingën

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Klubi i Futbollit Tirana, kanë vendosur së bashku për të kryer ditën e premte homazhe në kujtim të ish-futbollistit të kombëtares dhe klubit bardheblu, Arben Minga. Homazhet do të bëhen në stadiumin "Selman Stërmasi", nga ora 10:00 deri në 13:00. Edhe stafi i Albania-sport.com bashkohet me nderimin që i bëhet futbollistit legjendar që u nda nga jeta ditën e mërkurë në Kanada, në moshën 48 vjecare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›