Presidenti Gagatsis: “Oto Rehegal nuk dinte asgjë për Ninin”

Albania-Sport - Cështja Nini është ngritur në nivelet më të larta të "bosëvë" të futbollit grek. Madje, gjatë një interviste në orë të vona të presidentit të Federatës Greke të Futbollit, Vasilis Gagatsis për radion greke "Radio Sport FM", pohoi: "(Otto)Rehegal (trajneri i Kombëtares greke) nuk më ka folur kurrë më parë për të (Ninin). Federata Shqiptare ka qenë shumë fort e interesuar për të, por unë kisha informacione se lojtari dëshironte të luante për Greqinë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për ne", përfundon.